Home / Lajme / Botë / Vdes Nelson Mandela

Vdes Nelson Mandela

6 dhjetor-Mandela ishte shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe më 1993 dhe ishte zgjedhur kryetari i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në vitin 1994.
Liderë politikë, njerëz të famshëm e të zakonshëm në mbarë globin po nderojnë kujtimin për trashëgimin e Nelson Mandelas, luftëtarin anti-aparteid dhe ikonën prodemokratike që vdiq në moshën 95 vjeçe.

Në moshën 95 vjeçare ka vdekur Nelson Mandela, presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe ikonë e luftës kundër aparteidit. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti aktual i Afrikës së Jugut, Xhejkob Zuma.

Mandela e udhëhoqi transicionin e pushtetit të minoritetit të të bardhëve në Afrikën e Jugut më 1990, pas qëndrimit 27 vjeçar në burg.

Mandela ishte në një terapi intensive shtëpiake të kurimit nga infeksioni në mushkëri pas qëndrimit tremujor në spital.

Në deklaratën e dhënë në teleivizonin kombëtar të Afrikës së Jugut, Zuma tha se Mandela “shkoi” dhe e bëri këtë në paqe.

“Kombi ynë humbi birin e vet më të madh”, ka thënë Zuma.

Mandela ishte shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe më 1993 dhe ishte zgjedhur kryetari i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në vitin 1994.
Liderë politikë, njerëz të famshëm e të zakonshëm në mbarë globin po nderojnë kujtimin për trashëgimin e Nelson Mandelas, luftëtarin anti-aparteid dhe ikonën prodemokratike që vdiq në moshën 95 vjeçe.

Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma tha se Mandela ka vdekur “paqësisht”, i rrethuar nga familja e tij të enjten mbrëma në shtëpinë e tij në Johannesburg.

Liderë evropian, Rusia, presidenti kinez Xi Jinping, Dalai Lama, dhe një varg figurash tjera botërore të estradës dhe sportit, kanë dërguar telegrame ngushëllimi, duke e cilësuar Mandelan si një prej figurave më monumentale të shekullit njëzet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, ka urdhëruar që flamujt amerikan të ulen në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë, si shenjë nderimi për Mandelan.

Ngushëllime nga mbarë bota i janë dërguar jugo-afrikanëve, duke vlerësuar Mandelan si një shembull inspirimi se si ndjekja e shembullit të pajtimit paqësor mund të ngadhënjej ndaj brezave të padrejtësisë.

Mandela ka qenë i burgosur për 27 vjet, para se të del për të ndihmuar Afrikën e Jugut nga aparteidi që kreu pakica e të bardhëve, në demokraci.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *