Home / Lajme / Maqedoni / Venizelos: Kriza ekonomike nuk i godet çështjet e mëdha nacionale të Greqisë

Venizelos: Kriza ekonomike nuk i godet çështjet e mëdha nacionale të Greqisë

9 dhjeto-rSido që të jetë, Venizelos nesër do të takohet edhe me ministrin e Çështjeve Evropiane të Francës, Tieri Repentin. Detajet për tema të mundshme në takim nuk zbulohen akoma, por duke e pasur parasysh ankesën greke në kumtesën e fundit të Parisit zyrtar në të cilën shprehu keqardhje për qorrsokakun në të cilin ndodhen negociatat për emrin, është shumë e qartë se, jozyrtarisht edhe Maqedonia do të jetë në rend dite.

Treshja ndërkombëtare e kreditorëve të Greqisë e anuloi misionin e saj në Athinë për muajin e ardhshëm dhe e ngriu pagesën e transhave të kredisë në vlerë prej një miliardë euro, pasi që autoritetet greke nuk i zbatuan reformat e kërkuara, kumtoi Komisioni Evropian.

“Bisedimet teknike do të vazhdojnë javës së ardhshme dhe shpresojmë se negociatat do të ripërtërihen gjatë muajit të ardhshëm, nëse autoritetet arrijnë progres në zbatimin e reformave, kumtoi zëdhënësi i eurokomisarit për Çështje ekonomike”, Oli Ren.

Lajmi për ngrirjen e ndihmës arriti në të njëjtën kohë derisa Palramenti grek e aprovoi Buxhetin restriktiv për vitin 2014, me të cilin është paraparë zvogëlim i shpenzimeve shtetërore prej 3,1 miliardë euro. Qeveria e kryeministrit, Andonis Samaras e mori mbështetjen e shumicës së deputetëve në Parlament, ndërsa në fjalimin e tij kryeministri grek theksoi se “buxheti i Greqisë për vitin 2014 do të paraqesë revolucion të vërtetë për sferën ekonomike”.

Krahas çështjeve ekonomike, grekët kohëve të fundit i mundojnë çështje të mëdha nacionale siç është Qiproja dhe emri i Maqedonisë.

Sido që të jetë, Venizelos nesër do të takohet edhe me ministrin e Çështjeve Evropiane të Francës, Tieri Repentin. Detajet për tema të mundshme në takim nuk zbulohen akoma, por duke e pasur parasysh ankesën greke në kumtesën e fundit të Parisit zyrtar në të cilën shprehu keqardhje për qorrsokakun në të cilin ndodhen negociatat për emrin, është shumë e qartë se, jozyrtarisht edhe Maqedonia do të jetë në rend dite.

Kryeministri Gruevski në intervistën e fundit për “Fajnenshëll Tajms” deklaroi se pret që forcat e mëdha të bëjnë presion mbi Greqinë për t’i respektuar vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila solli aktvendim se ajo kishte gabuar me bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Greqia këtë vendim nuk e përmend aspak.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *