Home / Lajme / Maqedoni / Vidhet stoli dhe deviza në fshatin Radiovcë të Tetovës

Vidhet stoli dhe deviza në fshatin Radiovcë të Tetovës

Tetovë, 6 dhjetor – “Personat e panjohur e kanë shfrytëzuar momentin derisa nikoqirët nuk kanë qenë në shtëpi dhe pasi kanë hyrë në oborr me dhunë e kanë hapur derën e ballkonit pas ç’ka nga sirtari i komodinës në dhomën e gjumit kanë marrë një komplet stolie Svarovski dhe pastaj nga bodrumi që ka qenë i adaptuar si dhomë ndeje kanë marrë 1.000 franga zvicerane, 500 dollarë amerikan, 200 kruna daneze dhe 800 denarë” deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marijan Josifovski.

Rreth 120 mijë denarë dëm i është bërë S.B (60) nga fshati Radiovcë të Tetovës pasi mbrëmë rreth orës 23 persona të panjohur kanë kryer plaçkitje të stolive “Svarovski” dhe një sasie më të madhe të devizave në shtëpinë e tij.

“Personat e panjohur e kanë shfrytëzuar momentin derisa nikoqirët nuk kanë qenë në shtëpi dhe pasi kanë hyrë në oborr me dhunë e kanë hapur derën e ballkonit pas ç’ka nga sirtari i komodinës në dhomën e gjumit kanë marrë një komplet stolie Svarovski dhe pastaj nga bodrumi që ka qenë i adaptuar si dhomë ndeje kanë marrë 1.000 franga zvicerane, 500 dollarë amerikan, 200 kruna daneze dhe 800 denarë” deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marijan Josifovski. Pastaj të pavërejtur nga askush të panjohurit kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia punon në zbulimin e autorëve, tha Josifovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *