Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet presidenciale në mars!?

Zgjedhjet presidenciale në mars!?

16 dhjetor-Kryetari i Parlamentit, Veljanovski shpalli zgjedhjet më 10 janar, ndërsa dy partitë më të mëdha kanë zbuluar favoritët e tyre menjëherë pas festave të Vitit të Ri. Lubomir Frçkovski nga LSDM dhe kryetari aktual Gjorge Ivanov, si kandidat i VMRO-DPMNE kanë qenë në ringun zgjedhor së bashku me pesë kandidatë të tjerë. Konventa e VMRO-DPMNE, në të cilën Ivanov edhe formalisht u zgjedh si kandidat për kryetar, është mbajtur më 25 janar.

Ekzistojnë mundësi të mëdha që zgjedhjet e pesta presidenciale të mbahen më 23 mars ose më 30 mars të vitit që vjen. Sipas burimeve nga Parlamenti, këto janë terminët më optimal për realizimin e ciklit të rregullt zgjedhor që vjen, kështu që është mundësi reale që tashmë në janar, pas festave të Vitit të Ri, kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski të shpallë zgjedhjet. Me këtë do të plotësohej rregulli nga Kodi zgjedhor që parasheh se, prej shpalljes së zgjedhjeve deri në mbajtjen e tyre të kalojnë së paku 70 ditë, por jo më shumë se 90 ditë. Zgjedhjet për president shteti duhet të mbahen në 60 ditët e fundit nga mandati i kryetarit aktual. Gjorge Ivanov është inauguruar më 12 maj të vitit 2009. Sipas matematikës kohore, terminët e mundshëm për mbajtjen e rrethit të parë të votimeve janë prej mesit të marsit e deri më 20 prill. Për shkak të kësaj, si terminë më përkatës për votim përmenden dy javët e fundit të muajit mars, sepse ashtu do të anashkalohet rrethi i dytë i zgjedhjeve të mbahet në festë shtetërore. Sipas dinamikës që tashmë po përflitet në Parlament, kandidaturat për kryetar të shtetit do të duhej të zyrtarizohen, gjegjësisht, të dorëzohen deri në Komisionin Shtetëror Zgjedhor rreth datës 20 shkurt. Deri atëherë, Parlamenti do të duhet të sjellë ndryshimet në Kodin zgjedhor, që ende nuk është futur as edhe në procedurë qeveritare, sepse vazhdojnë të mbahen debate në grupin e punës të përzier partiak. Zgjedhjet e kaluara presidenciale janë mbajtur më 22 mars (së bashku me ato lokale), ndërsa rrethi i dytë është mbajtur më 5 prill. Kryetari i Parlamentit, Veljanovski shpalli zgjedhjet më 10 janar, ndërsa dy partitë më të mëdha kanë zbuluar favoritët e tyre menjëherë pas festave të Vitit të Ri. Lubomir Frçkovski nga LSDM dhe kryetari aktual Gjorge Ivanov, si kandidat i VMRO-DPMNE kanë qenë në ringun zgjedhor së bashku me pesë kandidatë të tjerë. Konventa e VMRO-DPMNE, në të cilën Ivanov edhe formalisht u zgjedh si kandidat për kryetar, është mbajtur më 25 janar. (KOHA)(A.Z)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *