Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në një ndërtesë në Tetovë. Zjarrfikësit shpëtuan banorët duke rrezikuar jetën e tyre (VIDEO)

Zjarr në një ndërtesë në Tetovë. Zjarrfikësit shpëtuan banorët duke rrezikuar jetën e tyre (VIDEO)

Tetovë, 18 dhjetor – Megjithatë zjarrfikësit e Tetovës janë ballfaquar me mungesë të pajisjeve sidomos shkallë të larta për të arritur deri tek banorët e ngujuar. Edhe pse është kërkuar ndihmë nga njësi të tjera të zjarrfikësve megjithatë deri orën katër nuk ka arritur ndihmë nga askund, por ato që u solidarizuan me zjarrfikësit e Tetovës kanë qenë kompanitë private të cilët sollën dhjetëra kamionë në vendngjarje për të shpëtuar jetën e banorëve.

Dramë dhe tmerr në ndërtesën tetë katëshe në bllok 80 në Tetovë.

Dhjetëra banorë të kësaj ndërtese kishin ngelur të ngujuar pasi që zjarri që u shkaktua nga shpërthimi i bombolave në bodrum.

Në vendngjarje të parët që kanë arritur kanë qenë zjarrfikësit e tetovës të cilët me mjetet e pakta të kishin në dispozicion kanë tentuar që të shpëtojnë jetën e banorëve në ndërtesën në bllok 70 në Tetovë që gjendet afër rrugës industrial.Sipas informatave të para zyrtare nga Spitali i Tetovës 8 persona janë shtruar në spital shkak i helmimit edhe atë 3 qytetarë të moshave të ndryshme, kurse 3 pjesëtarë të njësisë së zjarrfikësve poashtu janë helmuar nga tymi i madh. Është konfrimuar se i lënduar në mesin e zjarrfikësve është edhe kryeshefi Uka Aliti.

Megjithatë zjarrfikësit e Tetovës janë ballfaquar me mungesë të pajisjeve sidomos shkallë të larta për të arritur deri tek banorët e ngujuar. Edhe pse është kërkuar ndihmë nga njësi të tjera të zjarrfikësve megjithatë deri orën katër nuk ka arritur ndihmë nga askund, por ato që u solidarizuan me zjarrfikësit e Tetovës kanë qenë kompanitë private të cilët sollën dhjetëra kamionë në vendngjarje për të shpëtuar jetën e banorëve.

Ndërmarrjet Beton Union dhe Golec Trans, kanë arritur në vendngjarje në mungesë të ndihmës nga zjarrfiëksit nga qytetet e tjera. Zjarrfikësit kanë arritur që të shpëtojnë edhe dy foshnja dhe nënën të cilët kishin ngelur të ngujuar në banesën e tyre shkaku i tymit të madh që kishte kapluar këtë ndërtesë.

Zjarrfikësit në këtë situatë u përballën me mungesë të shumë pajisjeve të nevojshme ëpr këto lloj situatash, por kanë tentuar që me korpat të cilët shfrytëzohen për stolisjen e qyteteit të shpëtojnë të cilët kërkonin ndihmë për të shpëtuar. Në ndërkohë në ankth dhe pritje kanë qenë familjarët të cilët nga oborri i ndërtesës kanë ndjekur dramën me familjarët e tyre të ngujuar.

Aksioni për shpëtimin e të ngujuarve ka zgjatur më shumë se katër orë gjatë ndërsa në orët e vona në ndihmë të zjarrfikësve u kanë ardhur edhe pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë dhe drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, por dukshëm me vonesë.

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi ka dalur vetë në vendngjarje.

Kësaj radhe u vërtetua diskriminimi që u bëhet shqiptarëve edhe në këtë aspekt, pasi që mungojnë pajisjet adekuate për shpëtim të jetës së qytetarëve. Aksioni për të larguar personat e ngujuar ka vijuar.

Personat e lënduar janë shtruar në spitalin klinik të Tetovës dhe ndodhen jashta rrezikut për jetë.Në ngjarjen e sotme zjarrfikësit e Tetovës treguan heroizmin e tyre duke shpëtuar një nga një banorët e ngujuar, por dështuan të gjitha institucionet tjera. Zjarrfikësit u treguan heronj të vërtetë edhe pse përballeshin me munges të teknikës adekuate.
Deri më tash është bërë e ditur se nje 3 vjeçare ështe dërguar në klinikat e Skhkupit. Televizioni Koha, gjatë tërë kohës ka qenë në vendngjarje dhe ka ndjekur nga afër situatën, ndërsa para pak castesh është konfrimuar se zjarri totalisht është shuar dhe janë shpëtuar nëna me dy fëmijët e vegjël të cilët për orë të tëra kanë qëndruar të ngujuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *