Home / Sport / Zyrtare: Ali Gjunesh trajner i ri i Bregallnicës

Zyrtare: Ali Gjunesh trajner i ri i Bregallnicës

Deri më tani në karrierën e tij prej trajneri, Gjunesh ka drejtuar skuadrat si Adana, Karabukspor, Hatejspor dhe ekipin e dytë të Malatias.

Strategu turk Ali Gjunesh ashtu siç paralajmëruam edhe ditë më parë, edhe zyrtarisht ka marrë postin e trajnerit te skuadra e Bregallnicës, duke zëvendësuar në këtë post Dobrinko Ilievskin, i cili u shkarkua nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Shtipi për shkak rezultateve të dobëta që kishte, sidomos javëve të fundit, kur  skuadra “blu” u rendit në pozitën e 9-të, pozitë kjo që rrezikon mbijetesën në elitën e futbollit në vend.Ali Gjunesh ka njohuri për futbollin në Maqedoni, pasi në fillim të sezonit ai drejtoi Horizontin, me të cilën skuadër arriti suksesin më të madh në historikun e saj duke u kualifikuar deri në rrethin e tretë të ndeshjeve kualifikuese në Liga Evropa.Përveç tij si kandidat për të zëvendësuar Ilievskin në postin e trajnerit te “blutë” nga Shtipi ishin  edhe Goran Zdravkov, një njohës i mirë i kësaj skuadre, ndërsa gjithashtu Dragan Hristovski dhe ish trajneri i Renovës, Vllatko Kostov.Pikërisht me Ali Gjuneshin në krye drejtuesit e Bregallnicës besojnë se mund të arrijnë të fitojnë Kupën e Maqedonisë dhe për herë të parë në historikun e tyre të luajnë në ndeshjet ndërkombëtare.Bregallnica ka arritur deri në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, ku për kundërshtarë do të ketë Rabotniçkin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *