Home / Sport / Zyrtare: Astrit Fazliu përforcimi i parë i Shkëndijës

Zyrtare: Astrit Fazliu përforcimi i parë i Shkëndijës

Sulmuesi i krahut vjen nga rradhët e KF Ferizajit dhe ka vendosur firmën e tij në kontratën 18 mujore me ekipin ‘kuqezi’.

Astrit Fazliu është përforcimi i parë i skuadrës së Shkëndijës në merkaton dimërore. Sulmuesi i krahut vjen nga rradhët e KF Ferizajit dhe ka vendosur firmën e tij në kontratën 18 mujore me ekipin ‘kuqezi’. I lindur më 28.10.1987 Fazliu në karrierën e tij ka luajtur për FC Prishtina, KF Trepça dhe KF Ferizajn, ku është dalluar me paraqitje të mira dhe shumë gola të shënuar. Këtë vit në fanellën e Ferizajt, Fazliu ka realizuar 9-të gola, ndërsa paraqitjet e tij të mira kanë qenë deçizive në vendimin e drejtuesve të Shkëndijës për afrimin e tij në skuadër. Fazliu të hënën në hapsirat e kompanisë ‘Ecolog’ ka vendosur firmën në kontratën me Shkëndijën, ndërsa më vonë ka bërë fotografinë zyrtare me fanellën ‘kuqezi’.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *