Home / Sport / Zyrtare: Duro mbetet trajner, assistentë Jeton Beqiri dhe Metin Dalip

Zyrtare: Duro mbetet trajner, assistentë Jeton Beqiri dhe Metin Dalip

Shpëtim Duro do të jetë trajner i KF Shkëndija edhe në gjysmësezonin pranveror, ndërsa pjesë e stafit teknik si assistentë të tij do të jenë Jeton Beqiri dhe Metin Dalip. Trajner i portierëve mbetet Armend Elezi.

Duke vlerësuar lartë punën e Duros që bëri në tre ndeshjet e fundit sezonale dhe gatishmërinë që tregoi për t’i ndihmuar ekipit në një moment delikat, kryesia e klubit vendos që t’i besojë ekipin edhe në pranverë. Duke ditur miqësinë e ngushtë që drejtuesit e Shkëndijës kanë me Shpëtim Duron, marëveshja është vazhduar deri në fund të sezonit aktual, me hapsirë që bashkëpunimi të vijojë nëse të dyja palët tregojnë gatishmëri për një gjë të tillë. Ndërkohë ndihmës trajner i ri i Shkëndijës do të jetë Jeton Beqiri. Strateg relativisht i ri, i cili megjithatë pas vetes ka rezultatet për respekt duke drejtuar me sukses Dritën e Bogovinës dhe Gostivarin. Bëhet fjalë për ish-futbollist të Shkëndijës, i cili praktikisht kthehet në klubin e tij amë, kësaj rradhe si pjesë e stafit teknik. Ndërkohë edhe Metin Dalip rrikthehet te Shkëndija pas disa viteve pauzë. Në sezonin 2010/2011 pikërisht Dalip ishte pjesë e stafit teknik në sezonin kur Shkëndija fitoi titullin e kampionit, ndërsa më pas kaloi në rradhët e Metalurgut. Duke vlerësuar lartë profesionalizmin e tij, Shkëndija e rrikthen në skuadër si pjesë e stafit teknik si trajner kondicional dhe përgjegjës për përgatitjen fizike të futbollistëve. Përcaktimi i stafit teknik është hapi i rradhës te Shkëndija, pasi ditë më parë si futbollistë të rrinjë ‘kuqezi’ u prezantuan Astrit Fazliu dhe Nuri Mustafi.

KF Shkendija

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *