Home / Sport / Zyrtare: Shkëndija angazhon Nuri Mustafin

Zyrtare: Shkëndija angazhon Nuri Mustafin

Drejtuesit e klubit dhe Mustafi kanë arritur akordin për bashkëpunim 18 mujor. Nuri Mustafi është futbollist që rrejdh nga shkolla e futbollit të KF Shkëndija, ku luajti deri verën e vitit 2006.

Nuri Mustafi është futbollisti i rij i Shkëndijës, pasi të mërkurën në zyrat ekompanisë ‘Ecolog’ ka firmosur kontratë profesionale me ekipin ‘kuqezi’. Drejtuesit e klubit dhe Mustafi kanë arritur akordin për bashkëpunim 18 mujor. Nuri Mustafi është futbollist që rrejdh nga shkolla e futbollit të KF Shkëndija, ku luajti deri verën e vitit 2006. Transferimin e parë jashtë Maqedonisë e kishte në kategorinë e tretë në Finlandë te FC PoPa, ku qëndroi për një vit para se të kalojë në elitën e futbollit suedez te GIF Sundsvall. Mustafi zhvilloi pesë vite të suksesshme në këtë skuadër duke qenë një kohë edhe kapiten i ekipit, ndërsa vitin e kaluar firmosi me skuadrën e kategorisë së dytë në Suedi, FC Ljungskile. Pas rreth 7 viteve të kaluara jashta vendit, Mustafi kthehet në ekipin e tij amë ku pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore të skuadrës. Nuri Mustafi është përforcimi i dytë i Shkëndijës brenda kësaj jave, pasi të hënën me ‘kuqezinjtë’ firmosi sulmuesi i krahut Astrit Fazliu.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *