Home / Lajme / Maqedoni / 13 punësime në Idrizovë, asnjë shqiptarë

13 punësime në Idrizovë, asnjë shqiptarë

30 janar – Përfaqësimi i shqiptarëve në burgjet e Maqedonisë vazhdon të mbetet larg asaj që parasheh ligji dhe kushtetuta. Por asgjë nuk po ndërmerret për të përmirësuar këtë gjendje. Gjatë konkursit të fundit të shpallur nga Burgu i Idrizovës u pranuan 13 gardianë maqedonas dhe asnjë shqiptarë.

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, nën kompetencat e të cilit bien Burgjet e Maqedonisë, për këtë konkurs fajësoi drejtpërdrejtë drejtorin e burgut të Idrizovës dhe paralajmëroi masa ndaj tij për mos respektimin e MO-së.

‘Sigurisht që unë e ndjek punën e drejtorëve nëpër burgje dhe konform situatave të këtilla edhe ndërmarr veprime konkrete, të caktuara’, tha Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë.

Bexheti tha se me vendim të Qeverisë nesër do të shpallet konkurs i ri plotësues për pranimin e gjashtë gardianëve shqiptarë në këtë burg.

‘Ne në mënyrë urgjente intervenuam dhe kemi vendim të Qeverisë për shpallje plotësuese të konkursit ku në mënyrë që të respektojmë parimin kushtetues dhe ligjor për përfaqësimin e drejtë dhe adekuatë edhe në burgun e Idrizovës, jam i bindur se gjatë ditës së nesërme do të bëjmë shpallje për 6 vende të reja pune’, deklaroi Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë.

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në të gjitha burgjet e Maqedonisë është shumë i ulët dhe as që i afrohet 25 përqindëshit të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit. Këtë gjendje madje e ka konfirmuar disa herë edhe vet ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti dhe raporti vjetor i avokatit të popullit.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *