Home / Lajme / Maqedoni / 1385 të sëmurë nga gripi në Tetovë (VIDEO)

1385 të sëmurë nga gripi në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 24 janar – Gripi po përhapet me shpejtësi të madhe, vetëm javën e fundit, prej 13 deri 19 janar, nga gripi janë prekur 1.385 persona.

Deri tani në Maqedoni është shënuar vetëm një rast vdekjeje, paciente një grua (67vjecare) e cila ka pasur edhe sëmundje kronike dhe tek e cila është vërejtur infeksion me virusin AH3N2.

Për momentin në qendrën klinike infektologjike në përkujdesje intenzive është një person ndërsa dy gratë shtatëzëna që ishin në rrezik për jetën ndjehen më mirë.

Sipas statistikave numri më i madh i të sëmurve nga influenca e gripit janë regjistruar në Kumanovë (702 ), 567 në Shkup, 415 në Tetovë dhe 390 në Strumicë.

Epidemiologët thonë se kulmi i gripit do të ndodh në shkurt ku pritet të rritet numri i pacientave.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *