Home / Lajme / Maqedoni / 5 milion euro investim në Tetovë (VIDEO)

5 milion euro investim në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 15 janar – Në Tetovë është nënshkruar marrëveshja për investimin e parë në zonën teknologjike industriale të Tetovës mes kompanisë italiane Itek dhe përfaqësuesit të NORMAK për Maqedoni. Në bazë të marrëveshjes parashihet të bëhen 150 punësime të reja.

Kompania italiane Itek për prodhimin pritet që së shpejti të fillojë të ndërtojë objektin e saj në Zonën Teknologjike Industriale në Tetovë. Ky investim do të kap vlerën prej 5 milion eurove ndërsa që në start pritet të bëhen rreth 150 punësime të reja. Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën nga ana e drejtorit gjeneral të kompanisë italiane Itek Roberto Oskiri dhe drejtori i kompanisë “Normak Invesstment” Aki Etemi, kompani e autorizuar për të menaxhuar me zonën teknologjike industrial në Tetovë. Në këtë eveniment ka marrë pjesë edhe drejtori i Agjencionit për Investime të huaja Visar Fida. Pas nënshkrimit të marrëveshjes Fida është shprehur se vetëm në fazën e parë do të investohet rreth 5 milion euro. “Kam nderin që ta paralajmëroj edhe investimin e dytë nga gjashtë investimet e paralajmëruara para disa javëve .Është investimi i parë që do të jetë në zonën industriale ekonomike të Tetovës. Është investim nga Italia dhe bëhet fjalë për kompaninë e njohur Itek e cila do të investojë në zonën e lirë ekonomike të Tetovës përmes kompanisë lokale Pro Compo Advanced Teknologies dhe është nga lëmia e materialeve Kompozite që përdoren për teknologji të avancuara dhe kjo kompani do të investojë rreth 5 milion euro, dhe në dy vitet e para do të bëjë rreth 150 punësime të reja. Do të ndërtohet një objekt me rreth 6 mijë metra katrorë dhe shpresojmë se do të fillohet shumë shpejt me ndërtimin e objektit”, deklaroi Visar Fida.

Me këtë rast Roberto Oskiri drejtor gjeneral u shpreh i lumtur për këtë investim.“Unë jam i lumtur që ndodhem në Maqedoni lidhur me këtë fillim dhe shpresojmë se bashkërisht do të bëjmë punë të mira”, tha Oskiri. Sipas paralajmërimeve faza e parë e këtij investimi pritet të përfundojë shumë shpejt, kurse plasmani është I siguruar për dy vite. Ndryshe, punimet për ndërtimin e zonës teknologjike Industriale në Tetovë filluan më 8 nëntor të vitit të kaluar. Gjatë hedhjes së gurrëthemelit të kësaj zone u tha se pritet që pas disa vitesh, investimet të arrijnë rreth 7 milion euro. Investimet do të jetë të përbashkëta, nga Grupi “NorMak Investment” që ka për obligim thithjen e kompanive, si dhe Qeveria e Maqedonisë e cila do kujdeset për rregullimin e jashtëm të zonës ekonomike të Tetovës.

Gjatë vitit të kaluar ministria e Ekonomisë firmosi marrëveshjen me Grupin “NorMak Investment” i cili përmes partneritetit privato-publik do të udhëheqë investimet për përgatitjen e zonës zhvillimore industriale në Zonën ekonomike të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *