Home / Lajme / Maqedoni / 70 të kafshuar nga qent endacak vitin e kaluar (VIDEO)

70 të kafshuar nga qent endacak vitin e kaluar (VIDEO)

Tetovë, 31 janar – Edhe përkundër përpjekjeve të ndërmarrjes publike për largimin e qenve endacak nga komuna e Tetovës, përsëri të njëjtit mund të shihen në qytet.

Vitin e kaluar në Spitalin Klinik të Tetovës janë paraqitur 70 persona të moshave të ndryshme të cilët kanë qenë të sulmuar apo të kafshuar nga qentë endacak. Raste të reja të kafshimit apo të sulmimit janë regjistruar edhe këtë muaj, ku akoma vazhdon të ritet numri i të sulmuarve në qytet.

Ndërsa në anën tjetër drejtori i NPK-së Xhelal Ceka thotë se gjatë vitit 2013 një kompani private nga qyteti i Tetovës ka kapur 200 qen endacak dhe ajo është duke i trajtuar ata të njejtët në një kamp të posaçëm në fshatin Trebosh.

Por dhe përkundër deklarimeve të drejtorit të NPK-së situata e njëjtë është duke vazhduar edhe në vitin 2014 ku viktimat e para kanë filluar të shfaqen nga kafshimi qenve edhe në vitin 2014. Drejtori i NPK-së thotë se dhe gjat vitit 2014 do të vazhdojë aksioni për kapjen e qenve endacak.

Kohëve të fundit shumë rrallë vërehen qen endacak në rrugët e Tetovës. Megjithatë ky problem ende nuk është trajtuar si duhet nga pushtetet lokale të Tetovës edhe në të kaluarën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *