Home / Lajme / Maqedoni / Ademi:BDI nuk kërkon zgjedhje, por është e gatshme për to

Ademi:BDI nuk kërkon zgjedhje, por është e gatshme për to

17 janar-“BDI-ja e ka thënë shpeshherë qëndrimin e saj se gjithmonë është e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje, por vendimin për të pasur zgjedhje të parakohshme ende nuk e ka shqyrtuar, dhe nuk ka miratuar një vendim të tillë. Sigurisht që kryesia qendrore do të diskutojë”, deklaroi Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

BDI-ja nuk kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, por është e gatshme në çdo moment për përballje zgjedhore. Këtë qëndrim e përkufizoi sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi pas zërave të ndryshëm në media. Ademi njofton se megjithatë Kryesia Qendrore e partisë do të diskutojë rreth kësaj ideje.

“BDI-ja e ka thënë shpeshherë qëndrimin e saj se gjithmonë është e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje, por vendimin për të pasur zgjedhje të parakohshme ende nuk e ka shqyrtuar, dhe nuk ka miratuar një vendim të tillë. Sigurisht që kryesia qendrore do të diskutojë”, deklaroi Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Lidhur me zgjedhjet presidenciale, Ademi tha se BDI-ja ende nuk ka biseduar me VMRO-në rreth kandidatit konsensual. Nëse VMRO-ja refuzon, BDI-ja do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet.

“Ende nuk kemi biseduar dhe nuk është hapur si temë. Të gjitha opsionet janë të hapura”, tha Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Por në një intervistë për javoren “Republika”, deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Milloshovski u shpreh se presidenti nuk duhet të jetë objekt negociatash mes partive politike, madje paralajmëroi se VMRO-ja do të ketë kandidat të vetin.

“Qytetarët vendosin se cili kandidat presidencial do të fitojë, e jo liderët e partive politike. VMRO DPMNE-ja vlerëson se në zgjedhje, qytetarët gjithmonë kanë të drejtë, dhe se politikanët mund të gabojnë, por zgjedhësit nuk gabojnë! Sipas parashikimeve të mia, VMRO DPMNE-ja ka shanse të mëdha për sukses në zgjedhje…”, ka deklaruar Antonio Milloshovski, VMRO.

Zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen në pranverë. Edhe pse afati po afrohet, partitë vazhdojnë të taktizojnë si me kandidatët, ashtu edhe me qëndrimin për zgjedhje në pako, parlamentare bashkë me presidenciale.ALSAT-m

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *