Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti kërcënon: Dalim nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në

Ahmeti kërcënon: Dalim nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në

14 janar-“Kjo do të jetë një test për koalicionin qeveritarë. Ne besojmë se me bashkëpunimin e deritanishëm me VMRO-DPMNE-në kemi krijuar një besim të ndërsjellët që të mund ti tejkalojmë këto dallime. Përveç kësaj politik me inat nuk shkon”, ka deklaruar Ermira Mehmeti për gazetën Vest.

Ose do të bëhet siç themi ne ose do ta lëshojmë koalicionin.

Partia më e madhe shqiptare në Maqedoni, nëpërmjet gazetës Vest është kërcënuar hapur se janë të gatshëm ta lëshojnë Qeverinë nëse VMRO-DPMNE nuk pajtohet me propozimin e tyre për kandidat konsensual për President Shteti.

“Kjo do të jetë një test për koalicionin qeveritarë. Ne besojmë se me bashkëpunimin e deritanishëm me VMRO-DPMNE-në kemi krijuar një besim të ndërsjellët që të mund ti tejkalojmë këto dallime. Përveç kësaj politik me inat nuk shkon”, ka deklaruar Ermira Mehmeti për gazetën Vest.

Ajo shtoi se nëse VMRO-DPMNE i jep mundësi për një mandate të ri Ivanovit, atëherë për partin e Ahmetit të gjitha opsionet janë të hapura. Mehmeti për Vest tha se për këtë është biseduar në parti, por nuk zbuloi nëse kjo do të thotë se BDI-ja mund të përkrah kandidatin e opozitës.

Partia e Ahmetit kërkon kandidat konsensual që do të jetë i pranueshëm edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit.

Nga VMRO-DPMNE ende nuk zbulojnë nëse Ivanov do të fitojë një mandate të ri ose nëse do të përcaktohen për një kandidat tjetër.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *