Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti mendon t’iu thotë ‘PO’ zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale

Ahmeti mendon t’iu thotë ‘PO’ zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale

17 janar-Nga qëndrimi i prerë se nuk ka nevojë për zgjedhje të dyfishta, edhe parlamentare edhe presidenciale, BDI seriozisht kalkulon me opsionin për zgjedhje parlamentare, ose thënë ndryshe ata po e matin situatën se çfarë do të kishin fituar dhe çfarë do të kishin humbur nëse luanin në këtë kartë.

Ali Ahmeti është duke u menduar dhe nuk do të jetë befasi nëse pajtohet që me zgjedhjet presidenticale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kanë brifuar për “Dnevnik” funksionarë të lartë të BDI-së.

Nga qëndrimi i prerë se nuk ka nevojë për zgjedhje të dyfishta, edhe parlamentare edhe presidenciale, BDI seriozisht kalkulon me opsionin për zgjedhje parlamentare, ose thënë ndryshe ata po e matin situatën se çfarë do të kishin fituar dhe çfarë do të kishin humbur nëse luanin në këtë kartë.

Por, nga partia e Ahmetit theksojnë se nëse me VMRO DPMNE-në merren vesht për zgjedhje parlamentare, shumica do të jetë ajo që do ta shkarkojë Kuvendin.

Përveç qëndrimit për zgjedhje të dyfishta, integristët kanë filluar t’i zbutin qëndrimet si dhe krieteret që president ii ardhshëm i shtetit të zgjidhet me consensus.

“Argumentet për zgjedhje janë se edhe ashtu, gjysma e vitit do të humbet për shkak të kryesimit të BE-së nga Greqia, si dhe zgjedhjet locale në Greqi dhe zgjedhjet parlamentare në BE. Qëllimi është se nëse zgjdhjet presidenciale shkojnë në pako me ato parlamentare, përfitimi do të jetë se në tre vitet e ardhshme nuk do të ketë nevojë të ketë zgjedhje”, la thënë një funskionar anonym për “Dnevnik”.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *