Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: President që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët (VIDEO)

Ahmeti: President që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët (VIDEO)

Tetovë, 13 janar – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë Ljupço Zikov, kryetar i Aleancës për Maqedoni Pozitive si dhe ish kryeministrin e Maqedonisë, Vllado Buçkovski

Ahmeti uroi themeluesit e Aleancës për Maqedoni Pozitive për nismën duke ju dëshiruar sukses në përpjekjet e tyre. Me bashkëbiseduesit, u fol për zgjedhjet presidenciale dhe konceptin e BDI për President konsensual, situatën politike në vend, por edhe për çështjen e emrit dhe integrimet EuroAtlantike.

Zikov theksoi qëndrimin afirmativ për një kandidat konsensual për President duke theksuar që kjo është një nismë e mirë dhe këto vepra do ta stabilzojnë skenën politike dhe bashkëjetesën. Ky është një hap me rëndësi dhe është shumë mirë që hapet kjo temë në këtë kohë në Maqedoni.

Ahmeti theksoi që politikanët zgjidhën për të sjell vendime të përgjegjshme dhe të guximshme dhe për këtë, partitë politike duhet që të tregojnë gatishmëri që të zgjedhin një President të Maqedonisë që do ti përfaqësojë denjësisht të gjitha komunitetet në vend dhe do të angazhohet denjësisht për synimet EuroAtlantitke të të gjithë qytetarëve.Bashkëbiseduest gjithashtu u pajtuan edhe për integrimin urgjent të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Vetëm ky proçes garanton paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri jo samo në vendin tonë, por edhe në rajonin e Ballkanit Perendimor.NATO dhe BE është prioritet absolut për të gjithë qytetarët dhe ky proçes nuk ka alternativë.

Kryetari Ahmeti theksoi që të gjitha udhëtimet nga Vashingtoni deri në Bruksel ishin në funkcion të integrimit të Maqedonisë në Bruksel dhe tash duhet të shfrytëzohet momenti për zgjidhje përfundimtare për çështjen e emrit sepse negociatat nuk cënojnë as identitetin e bashkëqytetarëve maqedonas dhe as gjuhën e tyre.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *