Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentohet një këmëbsorë në Bërvenicë (VIDEO)

Aksidentohet një këmëbsorë në Bërvenicë (VIDEO)

Tetovë, 22 janar – Aksident i radhës është regjistruar në rrugën regjionale Bërvencië – Tetovë në fshatin Bërvenicë.

Sipas policisë aksidenti i radhës është regjistruar të martën mbrëma kur vetura e tipit Opel Astra me targa të Tetovës e drejtuar nga 29 vjecari M.S nga Tetova ka goditur këmbësorin 28 vjeçar T.J nga Sedllarca e Epërme. Gjatë aksidentit këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur në spitalin e Tetovës për kurim të metejshëm.

Është bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e detajeve nga ky aksident.

Ndryshe, në fund të vitit të kaluar banorë të komunës së bërvenciës kanë dalur në protesta që të meren masa për parandalimin e këtyre aksidenteve. Ata kërkuan patrulla më të shpeshta të policisë në këtë rrugë, kërkuan vendosjen e policëve të shtrirë dhe ndërtim të trotuareve por deri më tash asgjë nga këta kërkesa ndërsa aksidentet vazhdojnë të jenë fatale për këta banorë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *