Home / Sport / Amir Jashar dhe Ergyn Abdyl iu bashkëngjiten KF Vrapçishti

Amir Jashar dhe Ergyn Abdyl iu bashkëngjiten KF Vrapçishti

“Tani definitivisht kemi nga dy lojtarë për çdo pozicion dhe mbete punë e trajnerit Xhengis Rexhepi që të kompozon formacion që do të dijë të shënon suksese” tha Ilami Halimi.

Portieri 22 vjeçar i KF Skopje të Autkomandës, Amir Jashar(25.02.1991) është përforcimi i fundit i KF Vrapçishti në këtë afat kalimtar dimëror “ Më në fund me angazhimin e portierit mjaft cilësor Amir Jashar, nga KF Skopje mbyllëm këtë afat kalimtar për të cilën mendojmë se kemi bërë punë të madhe. Kemi angazhuar Rufat Çelik dhe Sadik Jusufi nga KF Gostivari, Shemsi Taha, Ertan Hasan, Ergyn Abdyl dhe së fundit edhe portierin Amir Jashar. Dua të theksoj s e kemi angazhuar edhe portierin Hekuran Xheladini i cili do të punën me portierët në cilësinë e trajnerit dhe po që se do nevoja edhe do të mbron” i tha yllpress.com, drejtori sportiv i KF Vrapçishti Ilami Halimi i cili ka qenë edhe njeriu më i angazhuar në këtë afat kalimtar .Ndryshe ekipi vazhdon me përgatitje sipas plan programit, ndërsa nga dita e shtunë seancat stërvitore do të zhvillohen me formacion të kompletuar. “Tani definitivisht kemi nga dy lojtarë për çdo pozicion dhe mbete punë e trajnerit Xhengis Rexhepi që të kompozon formacion që do të dijë të shënon suksese” tha Ilami Halimi.Vrapçishti nga dita e diel starton edhe me ndeshje kontrolluese, pasi do të zhvillon kontrolluese me ekipin Shkëndija në Ohër ku skuadra tetovare është në përgatitje të fazës së parë . Ndeshja në fjalë zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *