Home / Lajme / Maqedoni / Arben Rusi zgjidhet kryetar i PPD-së nga grupi i Muhamed Halilit

Arben Rusi zgjidhet kryetar i PPD-së nga grupi i Muhamed Halilit

23 janar-Me votim të hapur dhe të njëzëshëm të pjesmarësve në këtë mbledhje konstitutive, përfaqësues legal, gjegjësisht kryetar i PPD-së u zgjodh Arben Rusi, inxhinjer i diplomuar i arkitekturës.Në ndërkohë nesër në restoran Ata në Tetovë grupi I udhëheqësur nga Abdilhadi Vejseli do të mbajë poashtu kuvend themelues për raiktvizimin e PPD-së

Sot në orët e pasditës, në Xhepçisht të Tetovës, në vendin e parë të themelimit të Partisë Për Prosperitet Demokratik, këshilli nismëtar mbajti mbledhje konstitutive në të cilën u muar vendimi për riaktivizimin e kësaj partie. Në këtë mbledhje mernin pjesë dhjetra anëtarë-themelues të këshillit nismëtar,anëtarë dhe simpatizantë të kesaj partie në ditët e paraqitjes së saj në skenën politike në vitet 90, qytetarë nga Xhepçishti, Tetova dhe rethina, ishdeputetë dhe ishpërfaqësues institucional të kësaj partie nga shumica e viseve shqiptare në Maqedoni: Manastiri, Ohri, Gostivari, Shkupi, Kumanova, Dibra, Struga.

Në fjalën e hapjes të mbledhjes konstitutive, kryetari i këshilit nismëtar për riaktivizimin e PPD-së mes tjerash theksoi se riaktivizimi i kësaj partie bëhet në bazë të ndryshimeve të reja të Ligjit mbi partitë politike. Për arsye se ekzistenca juridike e Partisë për Prosperitet Demokratik nuk është e suprimuar, ndërsa veprimi i saj politik dhe statutarë u pezullua një kohë për shkaqe të bllokimit të xhirollogarisë së sajë, dhe në emër të sëcilës dhe përmes së cilës xhirollogari ish kryetari i parafundit i PPD-së kishte bërë abuzime të ndryshme materiale dhe kishtë grumbulluar borxhe enorme. Për të mos u bërë trashigimtar i panevojshëm i atyre borxheve, pas fitimit të kontestit gjyqsor për mosnjohjen e shkrirjes jostatutare të kësaj partije në një parti tjetër, udhëheqësia e fundit e PPD-së ngriti procedurën gjyqsore për mostrashigimin të borxheve të huaja të bërë në emër të kësaj partie. Kontesti gjyqsor rreth mostrashigimisë së borxheve ka mbetur ende i hapur për shkaqe të prolongimeve të panevojshme të këtij kontesti nga ana e organeve gjyqsore.
Duke u ndalur mandej rreth iniciativës për riaktivizimin e PPD-së, kryetari i Këshillit nismëtar për riaktivizimin e PPD-së, prof.dr. Xheladin Murati mes tjerash theksoi se trashëgimia politike dhe institucionale e PPD-së që nga paraqitja e saj dhe gjer në kohë të vonë përbën një asset të çmuar politik për shqiptarët e Maqedonisë dhe një kapital moral e politik që mund të frymëzojë për mobilizime të reja politike të shqiptarëve për t’i dalë Zot me dinjitet fatit të tyre politik në Maqedoni. Këshilli nismëtar i kësaj iniciative e kishte për borxh moral, prandaj, e ndërmori këtë hap të cilin e konkretizoj sot me vendimin për riaktivizimin e Partisë për Prosperitet Demokratik.
Në mbledhjen konstitutive u rikonfirmua vendimi për të trashëguar, riaktualizuar dhe për të vazhduar përcaktimin programor të kësaj partie për shtetformësinë e shqiptarëve në tërësinë shtetërore të Maqedonisë.
Me votim të hapur dhe të njëzëshëm të pjesmarësve në këtë mbledhje konstitutive, përfaqësues legal, gjegjësisht kryetar i PPD-së u zgjodh Arben Rusi, inxhinjer i diplomuar i arkitekturës.

Në ndërkohë nesër në restoran Ata në Tetovë grupi I udhëheqësur nga Abdilhadi Vejseli do të mbajë poashtu kuvend themelues për raiktvizimin e PPD-së. Burime jozyrtare të Tv Kohës bëjnë të ditur se nesër në këtë kuvend pritet që Abdilhadi Vejseli të zgjidhet kryetar.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *