Home / Sport / Ardit Shaqiri firmos me Sllobodën

Ardit Shaqiri firmos me Sllobodën

“Normal që jam i kënaqur me transferimin e ri dhe shpresoj që të arrijmë objektivat e ekipit. Slloboda është skuadër me renome, për momentin është në pozitën e tretë në Ligën e Dytë, mirëpo ambiciet janë që të kthehmi në rangun më të lartë. Kam nder që do punoj nën urdhërat e një legjende si që është Qiro Bllazheviq dhe besoj se së bashku do të  arrijmë suksese”, deklaroi Ardit Shaqiri.

Mesfushori strugan edhe përfundimisht ka firmosur kontratë me ekipin boshnjak, Slloboda nga Tuzlla me të cilët është lidhur deri në përfundim të kërij sezoni, me hapsirë që bashkëpunimi të vazhdojë nëse të dyja palët mbesin të kënaqura me katër mujorin e parë. Kështu Shaqiri rrikthehet të jetë aktiv, pas një pauze gjashtë mujore si pasojë e pezullimit nga ana e Komisionit Disciplinor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Mesfushori sezonin e kaluar ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës me të cilët luajti në finalen e Kupës, ‘kuqezinjtë’ u mundën me penalti nga Teteksi. Pas përfundimit të takimit Shaqiri kishte një reagim ndaj arbitrave, ndërsa cështja aq shumë u ekzagjerua, sa që strugani akuzohej për sulm ndaj ndarësve të drejtësisë. Si pasojë ai u pezullua me 6 muaj, ndërsa ndërkohë në Shkëndijë ndodhën një sërë ndryshimesh në kryesi, stafin teknik dhe fondin e futbollistëve. Dëshira e futbollistit ishte që të vazhdojë te Shkëndija, mirëpo pasi që nuk ndodhi dicka e tillë, strugani vendos që të kërkojë fatin në ekip tjetër. Që javën e shkuar Ardit Shaqiri i’u bashkua Sllobodës në seancat stërvitore, ndërsa pasi kënaqi shijen e trajnerit të mirënjohur Qiro Bllazheviq, drejtuesit e klubit vendosën që ta angazhojnë deri në fund të sezonit. “Normal që jam i kënaqur me transferimin e ri dhe shpresoj që të arrijmë objektivat e ekipit. Slloboda është skuadër me renome, për momentin është në pozitën e tretë në Ligën e Dytë, mirëpo ambiciet janë që të kthehmi në rangun më të lartë. Kam nder që do punoj nën urdhërat e një legjende si që është Qiro Bllazheviq dhe besoj se së bashku do të  arrijmë suksese”, deklaroi Ardit Shaqiri, i cili shtoi se ndjen keqardhje që s’pati mundësinë që të vazhdojë te Shkëndija. “Dua me këtë rast që të përshëndes tifozët e Shkëndijës ‘Ballistët’. I falemenderoj për mbështetjen që më kanë dhënë dhe që po vazhdojnë t’i japin ekipit. Jam krenar që isha pjesë e skuadrës krenari të shqiptarëve në Maqedoni dhe në cdo moment që kam luajtur kam dhënë gjithcka nga vetja. Më vjen keq vetëm se kryesia e re nuk më dha mundësinë që të vazhdoj në Shkëndijë. Unë mbetem tifoz i madh i kësaj skuadre dhe uroj që Shkëndija të arrijë vetëm suksese dhe së shpejtë ta shohim përsëri si kampione të vendit”, përfundoi strugani Ardit Shaqiri. Rikujtojmë Shaqiri përvec Shkëndijës, në karrierën e tij në Maqedoni ka luajtur edhe për Karaormanin, Ohri 2004, Korabin, Dritën e Bogovinës, ndërsa jashtë vendit ka luajtur në Shqipëri te Teuta dhe Gramozi, në Kroaci te skuadra e Vukovar 1991 si dhe te skuadra sllovake e Ruzhomberokut.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *