Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Mundësi për koalicione ndëretnike

BDI: Mundësi për koalicione ndëretnike

19 janar-“Të bisedohet me partitë shqiptare, eventualisht për një koalicion mbarshqiptarë, që ndoshta në aspekt pragmatik nuk do të jep rezultatin e duhur po ajo është logjika, në rast se nuk do të ketë koalicione të tilla do të ketë grupime etnike, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet lokale për të cilat nuk mendojmë se janë të mira për të ardhmen e vendit. Opsioni i tretë mbetet bisedime edhe me partitë opozitare maqedonase dhe opsioni i fundit mbetet që BDI të del me kandidatin e vet”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka deklaruar se në rast se dështon ideja e kandidatit konsensual, partia ka shqyrtuar edhe opsionet e tjera si koalicionet ndëretnike.

“Të bisedohet me partitë shqiptare, eventualisht për një koalicion mbarshqiptarë, që ndoshta në aspekt pragmatik nuk do të jep rezultatin e duhur po ajo është logjika, në rast se nuk do të ketë koalicione të tilla do të ketë grupime etnike, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet lokale për të cilat nuk mendojmë se janë të mira për të ardhmen e vendit. Opsioni i tretë mbetet bisedime edhe me partitë opozitare maqedonase dhe opsioni i fundit mbetet që BDI të del me kandidatin e vet”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Osmani hedh poshtë zërat se dështimin eventual të kandidatit konsensual BDI e kushtëzon me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Deri më tani asnjë anëtarë i kryesisë por as edhe kryetari i partisë nuk ka iniciuar mbledhje të kryesisë bisedën për zgjedhje parlamentare. Kemi biseduar për zgjedhjet presidenciale në mbledhjen e fundit, por nuk është hapur deri më tani ajo temë. Nëse do të hapet ajo temë, nëse vlerësohet se është e nevojshme, BDI asnjëherë nuk ka frikë nga zgjedhjet”, theksoi zëdhënësi i BDI-së. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *