Home / Lajme / Maqedoni / Beogradi liroi dy shqiptarët e pafajshëm

Beogradi liroi dy shqiptarët e pafajshëm

17 janar-Ata ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata për Krime të Luftës në Beograd në rastin “Grupi i Gjilanit”, me çrast gjatë kalimit kufitarë në Muçibabë të mërkurën më 15 janarë janë arrestuar nga policia kufitare serbe. Fazliu dhe Sahiti janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e larpërmendur dhe ishin liruar të mbrohen në liri, ata deri tash kishin qëndruar në Kosovë.

Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti, pas arrestimit të djeshëm nga policia serbe në vendkalimin kufitarë në Muçibabë, janë lirua sot nga Gjykata e Apelit në Beograd dhe sot do të kthehen në Preshevë.

“Avokati mbrojtës më deklaroi se ata tashmë janë liruar, dhe së shpejti do të vijnë në Preshevë”, kështu tha në një bisedë telefonike, për presheva.com, Merxhan Memishi.

Ata ishin shpallur të pafajshëm nga Gjykata për Krime të Luftës në Beograd në rastin “Grupi i Gjilanit”, me çrast gjatë kalimit kufitarë në Muçibabë të mërkurën më 15 janarë janë arrestuar nga policia kufitare serbe. Fazliu dhe Sahiti janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e larpërmendur dhe ishin liruar të mbrohen në liri, ata deri tash kishin qëndruar në Kosovë.

Sipas fjalëve të Avokatit të cilin e kishin angazhuar familjarët, ata janë dërguar në Beograd për procedurë ligjore, për shkak se gjatë shpalljes së vendimit për pafajësinë e tyre ata nuk gjendeshin prezent në sallën e gjyqit. Të arrestuarit siç kishte thënë avokati i tyre, brenda dy ditëve do të lirohen dhe se kjo është procedurë ligjore, ndërkohë që Gjykata sot i ka lexuar vendimin për lirinë e tyre dhe kështu ata pas një nate në paraburgim përfundimisht janë liruar dhe nisur për në shtëpitë e tyre. Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti ishin shpallur të pafajshëm, së bashku me pjesëtarët e tjerë ish të burgosur, të njohur si Grupi i Gjilanit. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *