Home / Sport / Berisha fantastik, Inter mposhtet

Berisha fantastik, Inter mposhtet

Reprezentuesi shqiptar, Berisha debutoi me sukses në fanellën e Lazios në ligën italiane, duke intervenuar saktë në disa raste.

Lazio ka korrur fitore në derbin e xhiros së 18-të të Serie A. Lazio ka arrit të triumfoj para shikuesve të vetë në stadiumin ‘Olimpiko’ ndaj Interit me rezultat prej 1:0.Megjithëse te dyja ekipet e kërkuan golin e fitores, rrjetat e ekipeve respektive heshtën deri dhjetë minuta para përfundimit të sfidës, kjo në saje të portierëve, në njërën anë të gardianit shqiptar të lacialëve, Etrit Berishës dhe anën tjetër të sllovenit, Samir Handanoviq.Ishte sulmuesi gjerman, Miroslav Klose ai që u përkujdes që Lazio të ‘rrëmbej’ tre pikë me anë të një goli, të cilin e realizoi në minutën e 81-të, me ç’rast edhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 1:0 për Lazion.Vlen të theksohet se reprezentuesi shqiptar, Berisha debutoi me sukses në fanellën e Lazios në ligën italiane, duke intervenuar saktë në disa raste.Pas këtyre tre pikëve, Lazio ngjitet në pozitën e dhjetë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me 23 pikë, ndërsa Inter mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *