Home / Lajme / Maqedoni / BFI: Mos shkoni të luftoni në Siri, atje bëhet luftë ndërvëllazërore (VIDEO)

BFI: Mos shkoni të luftoni në Siri, atje bëhet luftë ndërvëllazërore (VIDEO)

15 Janar – “Fenomeni i pjesëmarrjes së shetasve të Maqedonisë në luftën në Siri nuk mund të kontrollohet, sepse udhëtimi deri në vend është individual, e jo nëpërmjet ndonjë institucioni”.

Kohë më parë kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një deklarate ka ftuar të rinjtë kosovarë që në çfarëdo mënyre janë impenjuar me luftën në Siri që sa më parë të kthehen në vend pranë familjeve të tyre dhe sipas tyre shkuarja në Siri për të luftuar nuk ka të bëjë asgjë me parimet fetare.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës fton të rinjtë kosovar që në çfarëdo mënyre janë impenjuar me luftën në Siri që sa më parë të kthehen në vend pran familjeve të tyre, ndërsa i porosisim dhe u bëjmë me dije të gjithë atyre që kanë marrë një rrugë të tillë, mos të bien pre e grupeve dhe individëve që dëshirojnë të bëjnë ‘Xhihad’ me tragjedinë e popullit sirian”, thuhej në deklaratën për medie.

Edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, duke komentuar vdekjen e Alim Osmanit 22 vjeçarit nga Shkupi që u vra në Siri duke luftuar kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Assad, ka thënë, – “Fenomeni i pjesëmarrjes së shetasve të Maqedonisë në luftën në Siri nuk mund të kontrollohet, sepse udhëtimi deri në vend është individual, e jo nëpërmjet ndonjë institucioni”.

“Disa madje thonë se po solidarizohen me popullin sirian i cili do të lirohet nga një dikataturë e paparë që po zbatohet në Siri, por ekziston mundësia që të ketë edhe punë të dyshimta në këtë. Se a ka motive apo interesa të ndryshme, ajo është një çështje tjetër, mund të supozohet, megjithatë nuk jemi të sigurtë, sepse nuk kemi argumente apo fakte”, deklaroi Rexhepi për “Radio Evropa e Lirë”.

Tutje kreu i BFI-së ka theksuar, – “Prej se u shfaq një fenomen i tillë, ne si Bashkësi Fetare Islame kemi qenë kundër, edhe sot jemi kundër, për arsye se atje bëhet teror ndërvëllazëror, dhe nuk di se ku mund të jetë poenta që t’i ndihmohet njërës palë duke u dëmtuar tjetra”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *