Home / Sport / Bilal Velija drejt Finlandës

Bilal Velija drejt Finlandës

Duke pasur parasysh se menaxheri Besim Isa ishte më i merituari për dy transferimet e Velijës jashtë vendit, te skuadra e POPA-s (Finlandë) gjatë vitit 2007 dhe Løv-Ham (Norvegji) gjatë vitit 2009, nuk është për tu habitur nëse Velija sërish vazhdon karrierën në Finlandë.

Bilal Velija mund të vazhdojë karrierën në Finlandë te skuadra e JJK Jyvaskyla. Një gjë të tillë për infOSport.mk ka konfirmuar menaxheri i futbollistit tetovarë, Besim Isa i cili ka bërë kontaktet e para me drejtuesit e skuadrës finlandeze.JJK Jyvaskyla këtë vit humbi statusin e skuadrës elitare, mirëpo drejtuesit e kësaj skuadre shpresojnë se me angazhimin e disa futbollistëve kualitativ, mund sërish të kthehen në mesin e më të mirëve në Finlandë.Pikërisht Bilal Velijën ata e shohin si një përforcim të tillë, duke u bazuar në cilësitë që posedon ky futbollist i cili pjesë e kampionatit finlandez ishte edhe gjatë vitit 2007-të kur mbronte ngjyrat e skuadrës së POPA.Pikërisht paraqitjet e tij të mira asaj kohe i kanë lënë përshtypje të mira trajnerit aktual të JJK Jyvaskyla, Juha Pasoja, i cili  njeh mirë kualitet e futbollistit shqiptarë dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit për të transferuar atë në  skuadër.Duke pasur parasysh se menaxheri Besim Isa ishte më i merituari për dy transferimet e Velijës jashtë vendit, te skuadra e POPA-s (Finlandë) gjatë vitit 2007 dhe Løv-Ham (Norvegji) gjatë vitit 2009, nuk është për tu habitur nëse Velija sërish vazhdon karrierën në Finlandë.Rikujtojmë Velija gjatë vitit që lamë pas mbronte ngjyrat e Gostivarit, ndërsa në karrierën e tij gjithashtu ka qenë edhe pjesë e skuadrave si Renova, Shkendija, Besa Kavajë dhe Karabag (Azerbajxhan).

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *