Home / Lajme / Maqedoni / Bllokohet aeroporti i Shkupit, hendbollistët mbesin pa shkuar në Danimarkë

Bllokohet aeroporti i Shkupit, hendbollistët mbesin pa shkuar në Danimarkë

Shkup, 11 janar – Mjegulla në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” e ka prolonguar fluturimin e kombëtares së Maqedonisë në hendboll drejt ndeshjes me Danimarkën e cila duhet të zhvillohet nesër në kuadër të kampionatit evropian të hendbollit.

Ekspedita në të cilën përveç hendbollistëve gjenden edhe dhjetëra gazetarë dhe anëtarë të stafit teknik, të cilët duhej të fluturonin në orën 9:00 kanë mbetur në Shkup.

Përmirësim të kushteve atmosferike nuk ka as në aeroportin e Prishtinës ose të Ohrit, ndërsa alternativa janë Sofja, Nishi dhe Beogradi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *