Home / Sport / Bojan Vruçina sulmues i rij i Shkëndijës

Bojan Vruçina sulmues i rij i Shkëndijës

“Jam i lumtur me kalimin tim te Shkëndija. Ishin bisedime fer dhe korrekte me personat me të cilët arrita marrëveshje. Normal se pres suksese me klubin tim të rij. Ndërtohet skuadër e re, në ekip kanë hyrë njerëz serioz dhe të fuqishëm, me plane të qarta për të ardhmen. Kjo më bëri që të pranoj të vij në Shkëndijë. Pres të shënoj shumë gola dhe të ndihmoj klubin të realizojë ambiciet”, është shprehur sulmuesi 29 vjeçar nga Kroacia, Bojan Vruçina.

Shkëndija e Tetovës vazhdon të përforcojë rradhët e saj, pasi së fundmi ka angazhuar sulmuesin kroat Bojan Vruçina. Bëhet fjalë për futbollist 29 vjeçar, me karrierë të pasur ndërkombëtare. I lindur në Varazhdin, Vruçina karrierën si profesionist ka nisur te Slaven Belupo ku shënoi 45 gola në 149 ndeshje të zhvilluara. Pasoi huazimi te skuadra e Dusiburgut në Gjermani, para se të kalojë në Hapoel Tel Aviv. Panserraikosi i Greqisë ishte ekipi i rradhës për të cilët realizoi 13 gola, ndërsa në vitin 2012 Vruçina kalon në Hungari te ekipi Kaposvar. Sulmuesi këmbëshpejtë ka zhvilluar 10-të përballje në fanellën e ekipit kombëtar të Kroacisë, për të cilët ka shënuar një gol. Shkëndija tani e bën për vete sulmuesin kroat, që pritet të jetë përforcim i madh në fazën ofenzive të ekipit të Duros. Vruçina për faqen zyrtare të Shkëndijës ka folur për impresionet e tij të para pas arritjes së marrëveshjes me skuadrën ‘kuqezi’. “Jam i lumtur me kalimin tim te Shkëndija. Ishin bisedime fer dhe korrekte me personat me të cilët arrita marrëveshje. Normal se pres suksese me klubin tim të rij. Ndërtohet skuadër e re, në ekip kanë hyrë njerëz serioz dhe të fuqishëm, me plane të qarta për të ardhmen. Kjo më bëri që të pranoj të vij në Shkëndijë. Pres të shënoj shumë gola dhe të ndihmoj klubin të realizojë ambiciet”, është shprehur për faqen zyrtare të KF Shkëndija, sulmuesi 29 vjeçar nga Kroacia, Bojan Vruçina. Ai ka shtuar se se nuk din shumë për futbollin e Maqedonisë, por në grumbullimin e informatave të para ‘Ballistët’ gjithnjë kanë qenë më të përmendur. “Realisht nuk dij shumë, por kam tentuar këto ditë të grumbulloj informata. Kam biseduar me Jane Nikollovskin me të cilin së bashku kemi luajtur në Slaven Belupo dhe me një shok nga Tetova që qëndron në Kroaci. Tani e dij se Shkëndija është ekip me emër në Maqedoni dhe që ka pas vetës tifozë të shkëlqyeshëm që krijojnë atmosferë fantastike. Kjo është shumë me rëndësi, pasi që atmosfera e mirë në triubuna bën që ne futbollistët në teren të japim edhe më shumë nga vetja për t’ua kthyer me sukses mbështetjen që marrim nga tifozeria”, ka thënë sulmuesi i ri ‘kuqezi’. Vruçina ka luajtur në shumë skuadra, por shenjë të vërtetë dhe afirmim të plotë arriti te ekipi i Slaven Belupos, kun ë 149 ndeshje shënoi 45 gola. Ai tani beson që atë formë ta kthejë te Shkëndija. “Absolutisht, shpresoj të jetë ashtu. Jam i shëndoshë, i përgatitur dhe pres të jem në formën time optimale. Do të punojë shumë dhe do jap gjithçka nga vetja për të arsyetuar besimin e kryesisë”, kë përfunduar Bojan Vruçina. Kroati të dielën në mbrëmje kishte fluturimin drejt Maqedonisë, dhe menjëherë është vendosur në Tetovë në pritje të startit të përgatitjeve dimërore, të paraprara për ditën e martë. Ndërkohë pritet që ai të ketë edhe prezantimin zyrtar me fanellën ‘kuqezi’ së bashku edhe me të tjera risi që ka përgatitur kryesia e klubit. Me Shkëndijën përgatitjet do t’i fillojnë edhe të rrinjtë Shqiprim Taipi dhe Argjend Bardhi, të cilët do të testohen nga stafi teknik i ekipit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *