Home / Sport / Cristiano Ronaldo fitues i “Topit të Artë” (VIDEO)

Cristiano Ronaldo fitues i “Topit të Artë” (VIDEO)

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), të hënën në një gala mbrëmje në Zurich ka bërë ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit 2013. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është fitues i ‘Topit të Artë’. Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimoviq ka fituar çmimin ‘Puskas’ për golin më të bukur të vitit që tashmë ka ikur.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është fitues i ‘Topit të Artë’ për vitin 2013. Ai është shpallur fitues në mbrëmjen gala të mbajtur, të hënën në mbrëmje, në Cyrih, në praninë e një numri të madh të mysafirëve, në mesin e të cilëve ishte edhe kreu i FFK-së, Fadil Vokrri. Kësisoj, sulmuesi i Real Madridit i ka dhënë fund dominimit të yllit argjentinas, Lionel Messi, i cili e kishte fituar këtë çmim katër herë radhazi. Ronaldo ka lënë pas vetes mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery dhe sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi. Posa legjenda e futbollit Pele e publikoi emrin e tij si fitues atij i shpërthyen lotët dhe me shumë emocione iu drejtua të pranishmëve. “Jam tejet i emocionuar. Falënderoj familjen time, presidentin e klubit, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që më mbështetën. Të arrish deri te ky trofe është shumë e vështirë”, ka theksuar Ronaldo, i cili e kishte fituar këtë çmim edhe në vitin 2008 si lojtar i Manchester Unitedit. Në 11-shen më të mirë të vitit 2013 janë përfshirë këta futbollistë: Manuel Neuer, Philip Lahm, Sergio Ramos, Thiago Silva, Dani Alves, Andres Iniesta, Xavi, Franck Ribery, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic. Ndërkohë, çmimin e trajnerit më të mirë e fitoi Jupp Heynckess, i cili e udhëhoqi Bayernin drejt tre titujve në edicionin e kaluar. Çmimi “Puskas” për golin më të mirë të vitit i takoi Zlatan Ibrahimovicit për golin e realizuar me kombëtaren e Suedisë në sfidën kundër Anglisë. Çmimi i futbollistes më të mirë i takoi portieres së kombëtares së Gjermanisë, Nadine Angerer.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *