Home / Lajme / Maqedoni / Daçiq kremton sot festën e Sveti Savës në Maqedoni

Daçiq kremton sot festën e Sveti Savës në Maqedoni

26 Janar… Ai në Shkup do të takohet me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, e më pas do t’i drejtohet akademisë solemne me rastin e festës së Sveti (shën) Savës

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq sot qëndron në Shkup për një vizitë zyrtare në Maqedoni, njoftojnë medie të Beogradi.

Ai në Shkup do të takohet me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, e më pas do t’i drejtohet akademisë solemne me rastin e festës së Sveti (shën) Savës, festë e komunitetit serb në Maqedoni.

Në akademinë solemne që do të zhvillohen në teatrin e ri do të flasin kryeministrat e dy vendeve, Ivica Daçiq dhe Nikolla Gruevskit ndërsa një njoftimin e partisë demokratike serbe të Ivan Stoilkoviqit thuhet se për pjesëmarrësit do të shfaqet një program i pasur me muzikë shpirtërore serbe.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *