Home / Sport / Drita startoi me Nexhat Shabanin

Drita startoi me Nexhat Shabanin

“Unë e mora përgjegjësinë t’i ndihmoj klubit. Drita ka një reputacion, ka përvojë edhe në Ligën e Parë edhe në Ligën e Dytë. Kemi biseduar disa herë për angazhimin tim në KF Drita, por si duket nuk kishte qenë kësmet më herët. Unë besoj se nëse punojmë si duhet, me një disciplinë të duhur, koncentrim dhe motivim të madh, besoj se nuk do të kemi problem të mbijetojmë në Ligën e Dytë”, deklaroi shefi i ri i stafit teknik të KF Drita, Nexhat Shabani.

Ish-anëtari i Ligës së Parë, Drita e Bogovinës të martën ka nisur përgatitjet për gjysmësezonin pranveror me ambicie për të siguruar mbijetesën në Ligën e Dytë. Këtë ka thënë para futbollistëve dhe stafit teknik numri një i klubit, i cili ka kërkuar pozicionim nga pozita e parë deri në të 6-tën. Për këtë arsye është angazhuar në postin e trajnerit tekniku i mirënjohur Nexhat Shabani, ndërsa deri tani përforcim i vetëm është mesfushori defanziv i Rufejës së Miletinës, Burhanedin Musai. Pritet që ditët në vazhdim Drita të angazhojë edhe emra të rij, me të cilët trajneri Shabani do të komponojë skuadër kualitative. “Unë e mora përgjegjësinë t’i ndihmoj klubit. Drita ka një reputacion, ka përvojë edhe në Ligën e Parë edhe në Ligën e Dytë. Kemi biseduar disa herë për angazhimin tim në KF Drita, por si duket nuk kishte qenë kësmet më herët. Kësaj radhe pranova që të jem trajner i këtij klubi edhe pse nuk kam njohuri të mëdha për ekipin. Por sido që të jetë kemi kohë për tu njohur dhe për tu përgatitur mirë për sezonin pranveror. Besoj se nëse ekipit i mungojnë futbollistë cilësorë në ndonjë repart, do të mundohemi të angazhojmë kualitet me qëllim që sa më të përgatitur të presim vazhdimin e kampionatit. Unë besoj se nëse punojmë si duhet, me një disciplinë të duhur, koncentrim dhe motivim të madh, besoj se nuk do të kemi problem të mbijetojmë në Ligën e Dytë”, deklaroi shefi i ri i stafit teknik të KF Drita, Nexhat Shabani. Ai megjithse është optimist, nuk len pa kritikuar Federatën e Futbollit të Maqedonisë për ndryshimet që paralajëmron nga viti i ardhshëm, ndërsa frikësohet nga loja të pista jashta terenit të gjelbërt. “Në Ligën e Dytë në pjesën pranverore pritet një garë shumë e vështirë, kur dihet   se lufta e madhe do të jetë deri në  pozitën e gjashtë që garanton mbijetesë. Me të vërtet do të jetë një kampionat i vështirë. Nuk e dij se çka mendojnë drejtuesit e FFM-së dhe si mund të aprovojnë një vendim të tillë, kur vërtet të gjithë ekipet ngarkohen psiqikisht. Nuk e dij  se a do të ketë rregullsi në këtë pjesë të kampionatit në Ligën e Dytë, me qenë se unë kisha  pak përvojë me ekipin e Shkupit 6-7 xhiro. Ndodh ndonjëherë sa të jesh i mire, në fund ose  të dëmtojnë referat ose ka pengesa tjera prej prapa shpinës”, përfundoi Shabani. Drita e ndikuar nga buxheti i ulët përgatitjet do t’i realizojë në Bogovinë dhe rrethinë. Përveç stadiumit në Bogovinë, Drita në disponim do të ketë terenet e futbollit në fshatrat Senakos dhe Gradec, si dhe palestrën sportive në Zherovjan.

 

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *