Home / Lajme / Maqedoni / Dy iniciativa për një PPD (VIDEO)

Dy iniciativa për një PPD (VIDEO)

Tetovë, 23 janar – Derisa një grup iniciativ i udhëheqësur nga Abdilhadi Vejseli, paralajmëron mbajtjen e kuvendin themelues nesër me fillim në ora 16.00, grupi tjetër po të njejtin kuvend të udhëhequr nga Muhamed Halili, në këto moment e mban kuvendin në fshatin Xhepçisht, në zyrat ku u themelua ish PPD-ja e vërtetë.

Përçarja në dy grupe inciaitiva erdhi si pasojë e asaj se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i kësaj partie Muhamedi apo Abdylhadi Vejseli. Burime të Tv Koha bëjnë të ditur se në momentin kur Muhamed Halili, si iniciatiaor I rithemelimit të PPD-së shpalli kandidaturën për kryetar të kësaj partie kundërshtoi grupi I Abdilhadi Vejselit dhe në pamundësi që të meren vesh për drejtimin e partisë vendosën që paralelisht të mbahen dy kuvende, raporton tv KOHA.

Duke pasur parasysh vëhstirësitë e mbkedhjes së nënshkrimeve të duhura për regjistrimin e një partie politike ndarja në dy taborren vështirëson edhe më tepër mbledhjen e nënskrimeve të notarizuara dhe ngelet enigmë se a do të regjistrohen kjo parti politike më te vërtetë pas kuvendeve themeluese dhe nëse arrijnë që regjistrohen të dy partitë cilat do të jenë parashtresa e partive. Duke marrë parasysh se jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare eventuale si duket këta dy iniciativa jën të vonuara për këta zgjedhej dhe nuk do të kenë ndonjë efekt në zgjedhjet e parlajmëruara. Përndryshe në grupin e Vejselit janë Hasan Jashari, Zemri Elezi, Teuta Llalla, Mevlan Tahiri, ndërsa në grupin e Halilit janë Xheladin Murati, Arben Rusi ndrësa emir i këtij të fundit lakohet për kryetar në kuvendin që mbahet në Xhepçisht sot. Arben Rusi, konfirmoi pjesëmarrjen por nuk saktësosoi se pretendon për kryetar.Zemri Elezi nga këshilli iniciativ i krahut të Abdilhadi Vejselit, thotë se kanë pasur takime po mosmarrvëshjet janë pasojë e zgjedhjes së kryetarit.

Deri më tani iniciativën për rithemelimine e PPD-së e kanë kundërshtuar shumica e partive politike dhe analistëve politik sepse kohëve të fundit në prag të zgjedhjeve të ndryshme janë paraqitur parti të reja shqiptare por nuk arritën të kenë sukses në zgjedhjet e kaluara. Këtë inciaitivë e ka përshëndetur vetëm RDK-ja, Trasneton TV KOHA.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *