Home / Lajme / Maqedoni / Dy të vrarë në Çair

Dy të vrarë në Çair

19 janar-Akti I vrasjes ka ndodh para shtëpisë së viktimave ndërsa I ka paraprirë një zënkë verbale një ditë më parë. Arsyet e vrasjes akoma nuk janë bërë publike por nga MPB informojnë se kanë arrestuar vrasësin tek poliklinika Çair dhe po punojnë në bardhjen e plotë të rastit

Babi Alajdin Ajredini 56 vjeç dhe djali i tij Mustafa Ajredini 27 vjeç, janë vrarë sot nga Shukri Tahiri 52 vjeç, , në orën 11 të ditës së sotme, në rrugën “Rifat Burceviq” në Çair, njofton Ministria e Punëve të Brendshme”.

Babai dhe i biri kanë shkuar tek shtëpia e vrasësit dhe kanë filluar të konfrontohen verbalisht. Pas kësaj vrasësi Shukri Tahiri, me një pistoletë ka qëlluar për vdekje nga pragu i shtëpisë, babë e birë. Pas ngjarjes vrasësi ka hyrë në shtëpi dhe ka marr me vete 2.500 euro dhe armën dhe ka tentuar të largohet.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një polic që nuk ka qenë në detyrë, ka hetuar rastin dhe ka filluar që ta ndjek vrasësin dhe më pas e ka paraqitur rasti në policinë mobile. Njësia Alfa, ka arritur që ta lokalizojë dhe ta kap vrasësin Tahiri, tek spitali gjinekologjik në Çair.

Policia e ka arrestuar Shukri Tahirin, ndërsa pistoleta që ka poseduar ai, ka qenë pa leje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *