Home / Lajme / Maqedoni / Edhe gjashtë muaj për regjistrimin e traktorëve

Edhe gjashtë muaj për regjistrimin e traktorëve

9 janar-“Me regjistrimin, bujqit fitojnë të drejtë pronësie dhe dokumente. Do të mund t’i lëvizin traktorët nëpër rrugë, e jo si deri tani t’i lënë në fusha. Njëherit do të mbahet llogari për gjendjen e tyre që do t’i ulë aksidentet të cilat në vit arrijnë deri 100 me ç’rast përveç traktoristëve, pësojnë edhe fëmijët,” thonë ekspertët.

Deri më 1 korrik të këtij viti fermerët duhet t’i regjistrojnë traktorët. Në përfundim me tetorin e vitit 2013, gjithsej 20.000 fermerë kanë parashtruar kërkesë për dëshmimin e pronësisë, më së shumti në Tetovë, Manastir dhe Strumicë. Sipas ekspertëve, numri është i madh dhe tregon se më shumë se një e treta nga numri i përgjithshëm i traktorëve kanë qenë pa dokumentacion përkatës dhe ilegalisht janë përfshirë në komunikacion. “Me regjistrimin, bujqit fitojnë të drejtë pronësie dhe dokumente. Do të mund t’i lëvizin traktorët nëpër rrugë, e jo si deri tani t’i lënë në fusha. Njëherit do të mbahet llogari për gjendjen e tyre që do t’i ulë aksidentet të cilat në vit arrijnë deri 100 me ç’rast përveç traktoristëve, pësojnë edhe fëmijët,” thonë ekspertët. Regjistrimi do të mundësojnë mekanizimi të shitet apo hipotekohet. Sipas vlerësimeve në terren, Maqedonia disponon me 53.606 traktorë prej të cilëve rreth 30.000 janë të paregjistruar, duke përfshirë edhe rimorkiot. Shkak për numrin e madh të makinerive të paregjistruara është shfrytëzimi i tyre në kohën e ish Jugosllavisë, marrja e traktorëve në trashëgimni, blerja pa marrëveshje për shitblerje…. Nga miratimi i ndryshimeve ligjore me të cilat procedura për legalizim në mënyrë të konsiderueshme u thjeshtëzua, janë regjistruar 8.000 traktorë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *