Home / Sport / Elvir Nurishi përforcimi i fundit i Shkëndijës

Elvir Nurishi përforcimi i fundit i Shkëndijës

’Jam i kënaqur me marëveshjen e arritur dhe me faktin që do më jepet rasti të luaj për një prej klubeve më me emër në Maqedoni. Do jap gjithëcka nga vetja për të arsyetuar besimin e dhënë dhe për të bërë që stafi teknik të më jep sa më shumë hapsira për të luajtur. Shpresoj në pranverë të suksesshme me ekipin tim të ri Shkëndijën”, deklaroi Elvir Nurishi pas firmosjes së kontratës me ekipin ‘kuqezi’.

Pasi përforcoi ekipin me shumë emra cilësor dhe ndërkohë duke dashur që t’i qëndrojnë besnik filozofisë për punë serioze me futbollistë të rrinjë, drejtuesit e Shkëndijës të shtunën firmosën kontratë me sulmuesin 21 vjeçar, Elvir Nurishi. Marëveshja është në vlerë prej 18-të muajve dhe pritet që ky futbollist të vërtetojë besimin e drejtuesve të skuadrës ‘kuqezi’.’Jam i kënaqur me marëveshjen e arritur dhe me faktin që do më jepet rasti të luaj për një prej klubeve më me emër në Maqedoni. Do jap gjithëcka nga vetja për të arsyetuar besimin e dhënë dhe për të bërë që stafi teknik të më jep sa më shumë hapsira për të luajtur. Shpresoj në pranverë të suksesshme me ekipin tim të ri Shkëndijën”, deklaroi Elvir Nurishi pas firmosjes së kontratës me ekipin ‘kuqezi’. Bëhet fjalë për futbollist nga Tetova, i rritur dhe zhvilluar në Kroaci. Hapat e parë i ka bërë te skuadra e Istrës nga Pulla, më pas si kadet kalon një vit te Rijeka, pason periudhë 12-të mujore te Udineze në Itali, para se të kalojë 2 vite si junior te Hit Gorica në Slloveni. Më vonë Nurishi kthehet te Istra, ku ushtron me ekipin e parë, ndërsa ka zhvilluar vetëm disa paraqitje në ndeshje kontrolluese. Shkëndijës i’u bashkua që në vjeshtë dhe gjatë kësaj periudhe ka kënaqur shijen e stafit teknik, duke u dëshmuar si talent që mund të zhvillohet në futbollist cilësor. Elvir Nurishi pas firmosjes së kontratës në zyrat e kompanisë ‘Ecolog’, kishte prezantimin zyrtar me fanellën ‘kuqezi’, ndërsa të dielën do të udhëtojë me ekipin drejt Ohrit, ku Shkëndija do të vijojë përgatitjet dimërore. Elvir Nurishi bëhet futbollisti i 9-të që këtë merkato firmos me Shkëndijën, pasi që paraprakisht si futbollistë të ri ‘kuqezi’ u prezantuan Stenio Marcos da Fonseca Salazar ‘Junior’, Yordan Miliev, Nuri Mustafi, Astrit Fazliu, Muhamed Useini, Demir Imeri, Bojan Vruçina dhe Denis Simijonoviç.

 Shkëndija transferohet në Ohër

 Skuadra e Shkëndijës nga dita e dielë është transferuar në Ohër, ku do të vijojnë përgatitjet për 10-të ditë me rradhë. Duke ditur se kjo qendër turistike ofron kushte shumë më të favorshme dhe terene adekuate për realizim të seancave stërvitore, kryesia e klubit vendosi që ekipi të udhëtojë menjëherë drejt Ohrit. Përvec përgatitjeve të parapara për këtë periudhë, pritet që Shkëndija të zhvillojë dy deri në tre ndeshje kontrolluese. Pas 10-të ditëve ekipi kthehet për disa ditë në Tetovë, para se të udhëtojë drejt Antalisë të Turqisë ku do të qëndrojë për 3 javë me rradhë. 

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *