Home / Lajme / Maqedoni / Familja Fejzullahu në gjendje të rëndë financiare (VIDEO)

Familja Fejzullahu në gjendje të rëndë financiare (VIDEO)

Gostivar, 25 janar – Vetëm 20 metra në vijë ajrore nga vendi ku për çdo ditë mijëra qytetarë luten për mëkatet e tyre në lagjen Mllaki në Gostivarë jeton familja Fejzullahu.

Familja Fejzullahu lutet për çdo ditë për të siguruar kafshatën e gojës, kryefamiljari Hamit Fejzullahu përpos gjendjes së rëndë financiare që e ka ai lutet edhe për ndihmë financiare për shërimin e vajzës së tijë të madhe e cila është e sëmurë për më shumë se 5 vite.

Mjaftime Fejhzullahu 17 vjeçare para 5 viteve ka pasur temperaturë të larë ku si pasojë ka marrë lëndime në tru dhe nuk është në gjendje që ta kontrolloj veten e sajë.

Fatkeqësia e kësaj familje është edhe sëmundje e papritur e vajzës së tretë Elvirës e cila para një muaji është bërë operacion nga një tumor në kokë.

Shërimi i Mjaftimes mund të jetë vetëm në shtetet e jashtme por një operacion i kësaj mund të kushtojë mbi 50 mijë euro, ai nuk është në gjendje që të punoj, pasi që vetë ka pesë ndërhyrje në zemër, ai nuk punon dhe nga shteti merë vetëm ndihmë sociale e cila kap vlerën 2000 denarë që nuk i dalin as për barnat e veta dhe të vajzës së tij.

Kjo familje është në gjendje të rëndë financiare, por shërimi i Mjaftimes do të ishte dëshira më e madhe kësaj familje e cila tani për tani është duke jetuar me vullnetin e mirë të njerëzve human.

Ndihmat për këtë familje mund ti dhuroni në lagjen Mllaki në Gostivar në shtëpinë me numër 29 apo në xhirollogarinë me numër 300127075606539 në Bankën Komerciale, ose në numrin e celularit 070/558 – 221.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *