Home / Sport / Faruk Jonuz emërohet asistenti i Nexhat Shabanit te Drita

Faruk Jonuz emërohet asistenti i Nexhat Shabanit te Drita

Por deri më tani ajo që dihet se ekipi Drita në radhët e veta ka të angazhuar Faruk Jonuz i cili do të jetë ndihmës i trajnerit këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i ekipit Ramadan Ramadani.

Drita e Bogovinës vazhdon me seancat e rregullta stërvitore nën drejtimin e trajnerit përgjegjës Nexhat Shabani, por ekipi akoma nuk ka të definuar numrin e futbollistëve të përforcimeve edhe pse me klubin janë duke stërvitur disa futbollist në mesin e të cilëve edhe dy huazimet nga klubi i futbollit Shkëndija, Ilir Xhemaili dhe Kushtrim Alili. Por deri më tani ajo që dihet se ekipi Drita në radhët e veta ka të angazhuar Faruk Jonuz i cili do të jetë ndihmës i trajnerit këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i ekipit Ramadan Ramadani.“ Po është e saktë se postin e asistentit të trajnerit përgjegjës ia kemi besuar isha ndihmës trajnerit të KF Renova, Faruk Jonuz i cili është njohës i mirë i rrethanave të f futbollit në Maqedoni. Sa i përket futbollistëve akoma nuk kemi zyrtarizuar asnjë edhe pse ka disa fiutbollist që tanimë punojnë me ekipin tonë. Ditëve në vijim do të dihet çdo gjë” tha ai.Ekipi Drita tani është në kërkim edhe të një portieri pasi që Petar Basnarkov përfundimisht ka kaluar në radhët ekipit Rabotniçkit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *