Home / Lajme / Rajon / Fatmir Limaj kthehet në PDK?

Fatmir Limaj kthehet në PDK?

Limaj dhe Thaçi kishin acaruar raportet vite më parë pas nisjes së proceseve gjyqësore për korrupsion ndaj ish-ministrit të Transporteve dhe për rastin Kleçka, me ç’rast në zgjedhjet e fundit lokale në Malishevë, Limaj ka përkrahur publikisht kandidatin e IQM-së, Ragip Begaj, duke e mposhtur kështu kandidatin e PDK-së, Isni Kilaj.

Deputeti Fatmir Limaj po e shqyrton mundësinë e rikthimit në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke i harruar kështu mospajtimet që kishte me kreun e partisë, Hashim Thaçi, dhe zëvendësin e këtij të fundit, Kadri Veseli.

Limaj dhe Thaçi kishin acaruar raportet vite më parë pas nisjes së proceseve gjyqësore për korrupsion ndaj ish-ministrit të Transporteve dhe për rastin Kleçka, me ç’rast në zgjedhjet e fundit lokale në Malishevë, Limaj ka përkrahur publikisht kandidatin e IQM-së, Ragip Begaj, duke e mposhtur kështu kandidatin e PDK-së, Isni Kilaj.

Limaj i ka përkrahur edhe në Komunat tjera subjektet tjera politike, me ç’rast PDK pësoi disfatë të rëndë.

Në zgjedhjet e fundit goditje PDK-së i ka dhënë edhe ish-sekretari i partisë, Jakup Krasniqi, mirëpo për dallim nga Limaj ai publikisht ka deklaruar se do të formojë subjekt të ri politik, duke u përshëndetur kështu me partinë që drejtohet nga kryeministri Thaçi. /Zëri/

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *