Home / Lajme / Maqedoni / Fëmijët e parë në 2014 në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup janë djem

Fëmijët e parë në 2014 në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup janë djem

01 Janar – Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet erdhi në jetë fëmija i parë i vitit të ri 2014-të. Ai është një djalë i quajtur Noel. Gjinekologu Artur Abili bëri të ditur se Noel ka lindur në orën 00:10 minuta, gëzon shëndet të plotë dhe është 4 kilogramë.

Abili gjithashtu tha se menjëherë pas Noel kanë ardhur në jetë edhe 3 djem të tjerë.

Djalë është fëmija i parë që ka lindur në vitin e ri 2014 në QKUK. Ai ka lindur në ora 00:01 nga një nënë e Ferizajt, Donjeta Haxhiu. Lindja është kryer në mënyrë normale. Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka vizituar nënën dhe fëmiun e porsalindur, duke uruar që viti 2014 të nisët mbarë siç lindi edhe fëmija i parë.

Foshnjën e posalindur e ka vizituar edhe kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se në 00:03 ka lindur edhe prishtinalia i parë i vitit. Ahmeti ka vizituar edhe Qendrën e mjekësisë urgjente, emergjencën në QKUK dhe Qendrën e mjekimit intensiv.

Edhe në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup fëmija i parë në 2014 është djalë, i cili ka lindur në minutën e parë të 2014. Fëmija është me peshë prej 3 kilogram e 450 gram dhe me gjatësi prej 50 centimetra. Fëmija ka lindur nga nëna Ola Çolakova. Kjo nënë është shpërblyer me një shpërblim prej 20 mijë denarëve dhe dhurata tjera.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *