Home / Sport / FIFA zhgënjen Kroacinë

FIFA zhgënjen Kroacinë

Vendimi i FIFA-s që e pamundëson zhvillimin e ndeshjes miqësore të paralajmëruar ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, nuk është pritur mirë te udhëheqësit e futbollit kroat, me të cilët njihet mirë gjakovari.

Vendimi i FIFA-s, e cila e lejoi Kosovën të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare, në përjashtim me shtetet e dala nga ish Jugosllavia, nuk është prit aspak mirë në Kroaci, e cila kishte shpreh dëshirën dhe gatishmërinë për të zbarkuar e para në Prishtinë. Në fakt, udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Kroacisë ende nuk janë deklaruar rreth kësaj çështje. Por një gjë të tillë e bënë të ditur ish futbollisti i famshëm kosovar i përfaqësueses kroate, Ardian Kozniku, i cili jeton në kryeqytetin kroat.Në një bisedë me Arenën, ai ka treguar se vendimi i FIFA-s që e pamundëson zhvillimin e ndeshjes miqësore të paralajmëruar ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, nuk është pritur mirë te udhëheqësit e futbollit kroat, me të cilët njihet mirë gjakovari.“Ju e dini se kryetari i Federatës kroate, Davor Shuker më herët pati premtuar se Kroacia do të luaj me Kosovën, nëse FIFA e lejon Federatën e Kosovës të zhvilloj ndeshje ndërkombëtare. Por, vendimi i FIFA-s nuk e lejon zhvillimin e një ndeshje të tillë. Siç e dini, Shuker ende nuk është deklaruar rreth kësaj, por një numri të madh të miqve të mi, njerëz të futbollit kroat, por edhe sportdashës dhe opinioni këtu nuk e kanë pritur mirë këtë vendim”, deklaroi Kozniku për Arenën.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *