Home / Lajme / Maqedoni / Flaka e Janarit në Kërçovë nderon Enver Hoxhën

Flaka e Janarit në Kërçovë nderon Enver Hoxhën

19 janar-Shumë persona të revoltuar kanë braktisur manifestimin në shenjë proteste ndaj këtij akti të turpshëm, ku emri i dëshmorëve Gërvalla përzihet me një diktator.Këtu shihet qartë se Organizata e veteranëve të luftes së UÇK së Fazli Veliut shpreh simpatinë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës.

Manifestimi Flaka e Janarit e organizuar nga Orgnizata e veteranëve të luftes së UÇK-se më 17 Janar në Kërcovë, u bë për nder të vëllezërve Gërvalla, të vrarë pabesisht në rrethana ende të paqarta në Gjermani nga UDB-ja Serbe. Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe kryetari I komunës së Kërcovës fatmir Dehari ministra dhe funksionarë të lartë të BDI-së, por krahas tyre, edhe djali i diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxha.Në këtë organizim, Ilir Hoxha, nuk ka qenë thjesht mysafir por ai është ftuar për të marrë një mirënjohje nga “daja” i Ali Ahmetit në emër të nënës Nexhmije Hoxha. Në këtë manifestim janë ndarë edhe mirënjohje të tjera si familjes së dëshmorit Ismet Jashari nga Kumanova, familjes së Bedri Ahmetit nga Kosova, si dhe disa mirënjohje në mungesë të familjarëve duke obliguar persona të tjerë dorëzimin e tyre. Mosprezenca e një pjese të madhe të dekoruarve sigurisht se arsyetohet si shenjë revolte ndaj pjesëmarrjes së djalit të Enevr Hoxhës në këtë manifestim, kurse ata që morrën mirënjohje dhe që ishin prezent u përqafuan me të birin e Enever Hoxhës I cili gjatë gjithë kohës bashkë me Falzi Veliun qëndrun në binë.Ndërkaq, Fatmir Limani dhe kryetari I komunës së Dibrës Ruzhdi Lata kanë marrë obligim nga OVLUCK që familjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës tua dorëzojnë mirënjohjet.

Shumë persona të revoltuar kanë braktisur manifestimin në shenjë proteste ndaj këtij akti të turpshëm, ku emri i dëshmorëve Gërvalla përzihet me një diktator.Këtu shihet qartë se Organizata e veteranëve të luftes së UÇK së Fazli Veliut shpreh simpatinë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës. Mbetet enigmë se cfarë ka lidhje manifetsimi Falka e Janarit që organizohet për dner të vllezërve gërvalla dhe Kadri Zekën me diktatorin Enevr Hoxhën i cili në këtë manifestim u nderua nëpërmjet djalit të tij Ilir Hoxha, pse vallë shqiptarët duhet të nderojnë figurat komuniste kur nëncmimin më të madh si popull e kanë përjetuar pikërisht në periudhën komuniste si në Shqipëri, ashtu edhe në Ish republikat Jugosllave.Deri në këto moment ende nuk ka reagime zyrtare nga autoritet politike në Shqipëri si dhe mbretëron një heshtje edhe në bashkimin demokratik ëpër integrim, parti së cilës I përket Fazli Veliu dhe pjesëmarrës të shumtë në këtë manifestim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *