Home / Lajme / Maqedoni / Formohet koalicioni i Anamoravës

Formohet koalicioni i Anamoravës

6 janar-“Me një fjalë janë projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të të dyja komunave. Kështu u rekomandoi edhe Kamenicës por edhe Vitisë. Ju jeni ata që mund t’i paraqitni prioritetet si andej ashtu edhe këndej kufirit. Me rëndësi është që të keni përafrime, në mënyrë që projekti të aprovohet”, ka thënë kryetari Haziri.

Kryetari i ri i Gjilanit, Lutfi Haziri i ka mbledhur Kryetarët e komunave kufitare të Kosovës dhe Maqedonisë për t’u bërë bashkë në kërkim të projekteve nga Komisioni Europian.

Kështu, Haziri ka bërë bashkë udhëheqësit komunave: Kamenicë, Viti, Likovë, Çairë dhe Zhelinë, që të gjithë së bashku të caktojmë projektet e bashkëpunimit në mes të dy komunave ndërkufitare për të aplikuar në grantet e Komisionit Europian.

“Ju lus të gjithëve që projekt idetë për aplikim t’i bëni para datës 20 janar kur edhe është afati i fundit për aplikim në këto grante. Gjithashtu shikoni mundësinë e granteve që kanë objektivin e përbashkët por mund të ketë aktivitete të ndryshme në komunat tuaja, me të cilat ju bashkëpunoni”, ka thënë Haziri, në takimi e përbashkët.

“Me një fjalë janë projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të të dyja komunave. Kështu u rekomandoi edhe Kamenicës por edhe Vitisë. Ju jeni ata që mund t’i paraqitni prioritetet si andej ashtu edhe këndej kufirit. Me rëndësi është që të keni përafrime, në mënyrë që projekti të aprovohet”, ka thënë kryetari Haziri.

Kryetarët Begzad Sinani – Kamenicë, Sokol Haliti– Viti, Sadulla Duraku – Likovë, Izet Mexhiti – Çair, kanë falënderuar kryetarin Haziri për këtë përafrim të kryetarëve për projektet e këtij niveli, sepse është me rëndësi shumë të madhe të qytetarëve të Komunave tona.

Ndryshe ky është takimi i dytë i kësaj natyre që e ka organizuar kryetari i Komunës së Gjilanit, për bashkëpunimin dhe zhvillimin ndërkufitar.

Lutfi Haziri në mandatin aktual të Kuvendit të Kosovës ka qenë Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Europiane. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *