Home / Lajme / Maqedoni / Georgievski: Idetë dhe instalimet proserbe po rrezikojnë Maqedoninë

Georgievski: Idetë dhe instalimet proserbe po rrezikojnë Maqedoninë

15 janar-ish-kryeministri Lubço Georgievski në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA flet për zgjedhjet presidenciale dhe propozimet për kandidat koncensual, idenë për bashkimin e përfaqësive diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë, përmendorja e mbretit serb Car Dushani, thyerja e pllakës përkujtimore të patriotes bullgare Mara Buneva, etj.

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO- Popullore dhe ish-kryeministri Lubço Georgievski në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA flet për zgjedhjet presidenciale dhe propozimet për kandidat koncensual, idenë për bashkimin e përfaqësive diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë, përmendorja e mbretit serb Car Dushani, thyerja e pllakës përkujtimore të patriotes bullgare Mara Buneva, etj.

Intervistoi: Suat SAQIPI/INA

INA: Jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe se një nga idetë që po diskutohen është për një president koncensual, që do të ketë përkrahje të bashkësive më të mëdha etnike. Si e vlerësoni këtë ?

Georgievski: Nëse do t’i hedhim një sy ndryshimeve demografike dhe realitetit në Maqedoni, atëherë duhet të kemi të qartë se shumë çështje ne duhet t’i zgjidhim në mënyrë koncensuale. Andaj edhe ideja për një president koncensual nuk është tabu temë për të cilën nuk mund të bisedohet. Në vijë të kësaj teme prioritet për ne duhet të ketë faktori njeri dhe personaliteti i tij.

INA: Një nga propozimet aktuale është edhe bashkimi i ambasadave mes Maqedonisë dhe Serbisë, një arsyetim për të zvogëluar harxhimet teknike dhe financiare. Cili është opinioni juaj rrethë idesë për bashkim të ambasadave me Serbinë ?

Georgievski: Ne në Partinë VMRO-Popullore jemi kundër një ideje të tillë për disa arsye: E para se jemi kundër në aspekt parimor sepse Serbia në fillim ishte kundër diplomacisë Maqedonase. E dyta me këtë nxisim debat me të gjithë shtetet Ballkanike. E treta dhe arsyeja kryesore është se me këtë ide nxisim probleme shtesë ndëretnike në Maqedoni.

Nëse vërtet ndodhë një gjë e tillë, atëherë të marrin një shembull sikur në X shtet ku ambasadori do të jetë serb ai me automatizëm do të lobojë kundër njohjes së Kosovës si shtet. Me këtë rast ne atëherë tregojmë pozicionin tonë si shtet i Maqedonisë.

INA: Përmendore vazhdojnë të jenë problematike. Kemi Car Dushanin për të cilin po kujdesen forca të mëdha policore, dhe së fundi kemi edhe thyerjen e pllakës përkujtimore të një heroine bullgare Mara Buneva. Si e shpjegoni këtë realitet të hidhur ?

Georgievski: Sa i përket vendosjes së përmendores së Car Dushanit, ne kemi vlerësuar qartë, por edhe historia se ai ishte sundues dhe ate shumë i pamëshirëshëm ndaj popullatës joserbe që ka jetuar në këto treva.Kemi të bëjmë me ideatorë të idesë serbomadhe. Të vendosësh një përmendore të tillë në sheshin e Shkupit është vetëvrasje shtetërore. Andaj unë e ritheksojë se protestat e shqiptarëve kundër vendosjes së Car Dushanit ishte akt në mbrojtje të Maqedonisë.

Ndërsa, të jeni kundër Mara Bunevës don të thotë të mbrosh një prokuror shovenist serb të asaj kohe, Velimir Preliq, që nënkuptonë se nuk keni të bëni fare me identitet maqedonas. Me këtë rast ata që janë kundër, nuk e njohin sa duhet historinë maqedonase dhe me vetëdije janë vendosur në mbrojtje të kauzës serbomadhe. Testimet e disa kuazi patriotëve maqedonasë janë në shesh dhe duken qartë se janë të gatshëm të mbrojnë Car Dushanin, ndërsa Mara Bunevën ta rrëzojnë. Për mua është e qartë tanimë se këto vijnë edhe nga struktura të Kongresit Botërorë Mbarëmaqedonas, që janë instalime të drejtëpërdrejta çetnike në Maqedoni. (S.S/INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *