Home / Lajme / Rajon / Gjendet 31 vjeçarja e zhdukur, tash po mbahet në paraburgim

Gjendet 31 vjeçarja e zhdukur, tash po mbahet në paraburgim

9 janar-Marrë parasysh rrethanat e paraqitura, veprimet e ndërmarra nga ana e personit të zhdukur kishte rezultuar me dyshime të bazuara dhe faktike të veprës penale ‘braktisje e fëmijës’ nga neni 250 par.1 dhe 2 të KPRK, si dhe të veprës penale ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ neni 146 par.1 të KPRK

Vezire Gashi, nënë e katër fëmijëve e zhdukur tre muaj më parë është gjetur para dy ditëve, njofton Policia e Kosovës.

“Me datën 7 janar 2014 autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Kosovës se personi i zhdukur me të dhënat e kërkuara nga Policia e Kosovës është hasur në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pas procedurave administrative të pranim-dorëzimit, në pikën kufitare me Shqipërinë, në Qafë-Prush, 31 vjeçarja është sjellë në stacionin policor të Skenderajt, për të vazhduar me procedura intervistuese. Marrë parasysh rrethanat e paraqitura, veprimet e ndërmarra nga ana e personit të zhdukur kishte rezultuar me dyshime të bazuara dhe faktike të veprës penale ‘braktisje e fëmijës’ nga neni 250 par.1 dhe 2 të KPRK, si dhe të veprës penale ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ neni 146 par.1 të KPRK. Me urdhër të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarës fillimisht është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë Verize Gashi aktualisht po mbahet në paraburgim. “Me datën 8 janar 2014 lënda është dërguar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, dega në Skenderaj, ku me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake për çështjet penale të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje një muaj”, thuhet më tej në njoftim. /Zëri/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *