Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Qeveria asnjëherë nuk ka zbatuar projekte të dëmshme

Gruevski: Qeveria asnjëherë nuk ka zbatuar projekte të dëmshme

26 janar-Do të dëshiroja të dërgoj porosi deri te njerëzit që jetojnë në këtë pjesë të jenë të qetë se kjo Qeveri nuk punon çfarëdo projekti që mund t’u bëjë dëm qytetarëve dhe mjedisit jetësor dhe asnjëherë nuk ka punuar ashtu deri tani. Dhe ta dinë se ne qëndrojmë pas tyre, e jo ata spekulantë të cilët shikojnë që nga ky projekt të tërheqin ndonjë interes politik dhe i nxitin të besojnë se me këtë projekt do të bëhet ndonjë dëm”, deklaroi Gruevski

Kjo Qeveri asnjëherë nuk ka bërë projekte me të cilat do t’i bëj dëm dikujt, e së paku njerëzve nga Maqedonia, por edhe fqinjëve kuptohet, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski, duke i komentuar informatat për realizimin e projektit “Llukovo pole”. “Do të dëshiroja të dërgoj porosi deri te njerëzit që jetojnë në këtë pjesë të jenë të qetë se kjo Qeveri nuk punon çfarëdo projekti që mund t’u bëjë dëm qytetarëve dhe mjedisit jetësor dhe asnjëherë nuk ka punuar ashtu deri tani. Dhe ta dinë se ne qëndrojmë pas tyre, e jo ata spekulantë të cilët shikojnë që nga ky projekt të tërheqin ndonjë interes politik dhe i nxitin të besojnë se me këtë projekt do të bëhet ndonjë dëm”, deklaroi Gruevski duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të 60 librave të rinj nga edicioni “Yjet e letërsisë botërore”. Kryeministri Gruevski tha se projekti punohet së bashku me Bankën botërore, e cila përgatit edhe projekt ekologjik që duhet t’i tregojë përparësitë dhe dobësitë eventuale. Pastaj, ashtu siç tha, do të merret vendim përfundimtar. “Nëse projekti tregon se nuk ka ndonjë dëm më serioz për natyrën, për mjedisin jetësor, për qytetarët, në rast të tillë do të shkohet më tutje dhe projekti do të realizohet. Dhe e kundërta, nëse projekti tregon se ka dëme për qytetarët, për mjedisin jetësor, për natyrën, të themi edhe për fqinjët, kuptohet se projekt të tillë, së pari edhe Banka botërore nuk do ta përkrahë sepse shkon përmes BB-së dhe ata japin mjete financiare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *