Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski takime me liderët shqiptarë për zgjedhje të parakohshme

Gruevski takime me liderët shqiptarë për zgjedhje të parakohshme

19 janar-
Një nga portalet maqedonase ‘maxim.mk’ ka shkruar se është arritur marrëveshja midis Gruevskit dhe Ahmetit për zgjedhjet e parakohshme në takimin e tyre të hënën në Qeveri. Por, partia shqiptare në pushtet deri tani nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të qartë se a do të mbështet propozimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare. BDI deri në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit shkurt do të vendos për këto zgjedhje.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka zgjedhur partitë shqiptare për të diskutuar dhe arritur qëllimin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gruevski planifikon që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në pako me ato presidenciale që do të jenë në prill të këtij viti.

Kryeministri gjatë kësaj jave bëhet e ditur se ka takuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ate të PDSH-së, Menduh Thaçi, ku theks i veçantë kanë qenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Një nga portalet maqedonase ‘maxim.mk’ ka shkruar se është arritur marrëveshja midis Gruevskit dhe Ahmetit për zgjedhjet e parakohshme në takimin e tyre të hënën në Qeveri. Por, partia shqiptare në pushtet deri tani nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të qartë se a do të mbështet propozimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare. BDI deri në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit shkurt do të vendos për këto zgjedhje.

Edhe në një takim midis Gruevskit dhe Thaçit është diskutuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe se Gruevski ka kërkuar votat e PDSH-së për të shpërbërë Qeverinë, duke llogaritur edhe në vota të tjera të partive të tjera. Në këtë takim është diskutuar edhe për pakënaqësitë dhe kërkesat që PDSH ka parashtruar lidhur me kodin zgjedhor që do të jetë në rend dite të Parlamentit, por edhe për çështje tjera.

Ndërkohë, pritet reagimi i opozitës maqedonase lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Partia më e madhe opozitare LSDM deri tani nuk ka dhënë një qëndrim të prerë se a është e gatshme për t`i hyrë garës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *