Home / Lajme / Maqedoni / Hebib Ahmeti nuk është dënuar me burg të përjetshëm për rastin e Brodecit (VIDEO)

Hebib Ahmeti nuk është dënuar me burg të përjetshëm për rastin e Brodecit (VIDEO)

31 janar – Avokati Naser Raufi, i cili ka mbrojtur të akuzuarin tjetër Fatmir Baftiu, e vlerëson si të çuditshëm dënimin për Hebib Ahmetin.

Gjykata themelore në Shkup të martën e ka konfirmuar dënimin me burg të përjetshëm për Hebib Ahmetin, nga Brodeci. Mirëpo kësaj radhe ai nuk është dënuar për ngjarjet e Brodecit, por për një vrasje që ka ndodhur në vitin 2000 në burgun e Tetovës. Në të njëjtin rast, Fatmir Baftiu nga Tetova është dënuar me 15 vite burg.

Avokati Naser Raufi, i cili ka mbrojtur të akuzuarin Baftiu, e vlerëson si të çuditshëm dënimin për Hebib Ahmetin. “Gjykata Supreme e ktheu këtë rast në rigjykim për shkak se vërejti shumë lëshime dhe mangësi në gjykimin e parë. Nuk e di pse nuk u morën parasysh vërejtjet e Gjykatës Supreme, kur edhe vetë i akuzuari i dytë, Fatmir Baftiu ka pranuar se është autor i vrasjes së gardianit në vitin 2000. Ahmeti akuzohet se është bashkëautorë i kësaj vrasje, sepse bashkë me Fatmirin është arratisur pas vrasjes nga burgu ku ka punuar si gardian. Kjo nuk është e vërtetë sepse vetë Fatmiri pranon se e ka kërcënuar me revole Hebibin duke e detyruar të shkojë me të. Këtë e ka vërejtur edhe një i burgosur në atë kohë në burgin e Tetovës”, deklaroi avokati Raufi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *