Home / Sport / ‘Ibrahimoviqi’ shqiptar drejt Dortmundit

‘Ibrahimoviqi’ shqiptar drejt Dortmundit

Sipas mediave italiane futbollisti me origjinë shqiptare i ka dhënë fjalën pikërisht nënkampionëve të Europës për tu transferuar në ‘Signal Iduna Park’, pasi që tashmë dihet se sulmuesi polak, Robert Lewandowski do larfohet në qershor për tek Bayern Munich.

Kur dukej gjithçka e mbaruar për kalimin e të riut me origjinë shqiptare Valmir Berisha drejt Romës e ardhmja e 17 vjecarit merr një tjetër drejtim. Gjatë natës ka pasur një frenim të papritur të përpëjrekjeve që duhej të çonte qendërsulmuesin me pasaportë suedeze të Halmstad në kryeqytetin italian.Ndalesë që është kushtëzuar nga futja në ankand për Berishën e disa klubeve gjermane, mes të cilave edhe Borussia e Dortmundit e cila e ka bërë futbollistin të ndryshojë mendje. Sipas mediave italiane futbollisti me origjinë shqiptare i ka dhënë fjalën pikërisht nënkampionëve të Europës për tu transferuar në ‘Signal Iduna Park’, pasi që tashmë dihet se sulmuesi polak, Robert Lewandowski do larfohet në qershor për tek Bayern Munich.Për atë që nga specialistët konsiderohet si Ibrahimoviqi i ri, kujtojmë këtu se Berisha ishte kryegolashënues i botërorit të 17 vjeçarëve me Suedinë, si dhe për familjen e tij ishte programuar që në ditët e kaluara një udhëtim drejt Romës për të vizituar qendrën stërvitore të ‘Trigorias’ dhe sistemuar detajet e fundit të kontratës me klubin ‘verdhekuq’. Udhëtim që në këtë pikë është anuluar pasi me sa duket destinacioni i Berishës do të jetë Dortmundi për tu vënë nën urdhrat e trajnerit, Jurgen Klopp.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *