Home / Lajme / Maqedoni / Ikën Tresi vjen Demiri (VIDEO)

Ikën Tresi vjen Demiri (VIDEO)

Tetovë, 09 janar – Arben Demiri kirurg në spitalin e Tetovës pritet të mar timonin e degës së PDSH-së në Tetovë bëjnë të ditur burimet kofidenciale për Tv Koha.

Ndryshime në degën e Partisë Demokratike Shqiptare në Tetovë. Sipas burimeve të Tv Kohës, Arben Demiri kirurg në spitalin e Tetovës pritet të mar timonin e degës së PDSH-së në Tetovë bëjnë të ditur burimet kofidenciale për Tv Koha.

Sipas po të njetit burim mbledhja e delegatëve të degës së Tetovës pritet të mbahet të shtunën ku edhe do të zgjidhet kryetar i degës së Tetovës Arben Demiri.

Ndryshe deri më tani degën e PDSH-së për Tetovë e ka udhëhequr Luan Tresi kurse në vend të tij vjen kirurgu nga fshati Sellcë Arben Demiri.

Ndërkaq, Luan Tresi do të vazhdojë të jetë shef i kabinetit të kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe njëkohësisht zëdhënës i Partisë Demokratike Shqiptare. Poashtu burime të Tv Kohës bëjnë të ditur se ndryshime do të ketë edhe në degët tjera.

Nga PDSH-ja, theksuan se këta ndryshime janë në funskion të riorganizim të partisë, ndryshime të cilët filluan me forumin rinor të ku edhe u mbajt konferenca e RDSH-së, ndërsa më pas ishin edhe zgjedhjet në Forumin e Gruas pranë PDSH. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *