Home / Lajme / Maqedoni / Injorohen mbledhjet e përbashkëta qeveritare me Kosovën dhe Shqipërinë

Injorohen mbledhjet e përbashkëta qeveritare me Kosovën dhe Shqipërinë

5 janar-
“Deri tani nuk ka, duke pas parasysh se në Shqipëri dhe Kosovë kishim zgjedhje në njërin kishim zgjedhje parlamentare ndërsa në tjetrin zgjedhje lokale shpresoj se tash është gjithçka gati që të mund punohet edhe në harmonizimin e datës dhe temave të cilat do të jenë temë diskutimi”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeveris.

Seancat e përbashkëta të qeverisë së Maqedonisë me qeveritë e dy shteteve fqinje, Shqipërinë dhe Kosovën akoma në përgatitje e sipër. Zëdhënësi Hoxha thekson se nuk ka kurrfarë pengese për organizimin e seancave të përbashkëta me qeveritë e dy shteteve por se tani janë krijuar kushtet duke pas parasysh faktin se në të dyja shtetet kishte proces zgjedhor, te njëra parlamentare ndërsa te tjera lokale.

“Deri tani nuk ka, duke pas parasysh se në Shqipëri dhe Kosovë kishim zgjedhje në njërin kishim zgjedhje parlamentare ndërsa në tjetrin zgjedhje lokale shpresoj se tash është gjithçka gati që të mund punohet edhe në harmonizimin e datës dhe temave të cilat do të jenë temë diskutimi”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeveris.

Nga qeveria e Maqedonisë thonë se ka gatishmëri nga të gjitha palët dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e të dyja vendeve për të caktuar datën dhe temat e diskutimit që do të kenë karakter rajonal ndërsa do të jenë në shërbim të qytetarëve.

“Qeveria e Maqedonisë por edhe qeveritë e vendeve të rajonit kanë vullnet për organizmin e seancave të përbashkëta. Me dy qeveritë jemi në kontakt të vazhdueshme për harmonizimin e datës dhe temat të cilat do të jenë temë diskutimi në këto seanca të përbashkëta që do të jenë me dy vendet, pra me Shqipërinë dhe Kosovën… qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës kanë shprehur gatishmëri dhe janë të interesuar për organizmin e seancave të përbashkëta, séance ku do të diskutohen tema që janë në interes të përbashkët ku do të marrin pjesë ministrat e atyre resorëve të cilët u takojnë temat e diskutimit, realizimi i të cilave do të jetë në të mirë të qytetarëve të dy vendeve”, u shpreh Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeveris.

Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të rajonit realizohen në kuadër të bashkëpunimit rajonal si parakusht për euro integrimet. Gjatë vitit të kaluar qeveria e Maqedonisë realizoi seancë të përbashkët me qeverinë e Serbisë dhe Bullgarisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *